Pengesat që e pamundësojnë votimin e demarkacionit para mocionit
Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 10 May 2017
Partia Demokratike e Kosovës e ka të pamundur t’i krijoj rrethanat që Marrëveshja për Demarkacionin të futet në votim para mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.
Kjo për faktin se kërkohet një konsenues i gjerë politikë i cili në rrethanat e tanishme është pothuajse i paarritshëm, shkruan AktivPress
Së pari është kryeministri Isa Mustafa ai që duhet të pranoj ta thërras kabinetin e ministrave për ta votuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, në mënyrë që më pas ta procedoj këtë dokument në Kuvend.
Pasi të ketë përfunduar mbledhja e Qeverisë, Mustafa duhet të kërkoj seancë të jashtëzakonshme, në mënyrë që Kryesia e Kuvendit të shqyrtoj kërkesën e tij për ta caktuar kohën e mbajtjes së seancës.
Edhe sikur kjo pengesë të tejkalohet është opozita, ajo që nuk do të pranoj që demarkacioni të futet në votim para mocionit.
Kjo për dy arsye: e para se është kundër kësaj marrëveshje dhe është zotuar se do ta pengoj me çdo mjet, dhe e dyta për shkak se nuk beson në deputetët e koalicionit, se nëse futet në votim, kjo marrëveshje nuk kalon.
Lufta e madhe, megjithatë është duke u bërë mes partnerëve të koalicionit, Isa Mustafa e Kadri Veseli.
Njëri ka marr pëlqimin e ambasadorit amerikan në Prishtinë që demarkacioni të procedohet në Kuvend pas mocionit, tjetri thotë se është marr vesh me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit Hoyt Yee, që demarkacioni të futet në votim para mocionit të mosbesimit.
Ndërkohë, seanca për mocionin e mosbesimit është caktuar për orën 10:00./AktivPress
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...