Lajme

Deputetët e LDK-së propozojnë aneks-marrëveshjen para Delawie-së dhe Apostolovës

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 09 May 2017

Ka më shumë se një orë që ka filluar takimi ndërmjet deputetëve të LDK-së me ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie dhe shefen e Zyrës së BE-së, Natalia Apostalova.

Indeksonline mëson se është grupi prej 17 deputetëve të LDK-së të cilët kanë propozuar idenë për një aneks Marrëveshje me Malin e Zi, demarkacionin.

“E mira është që dikush po i jep një alternativë kryediplomatit amerikan dhe përfaqesueses së BE-së”, ka thënë njëri prej deputetëve që ështe i pranishëm në takimin e mbyllur për media.

-Advertisement-

Kërkesa e deputetëve të LDK-së është që marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi t`I shtohet një aneks, sipas të cilit pas dy vitesh do të hapet sërisht çështja e vijës kufitare./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera