Premierë: Renault Koleos vjen në Prishtina International Autoshow (Foto)
Autori: Gazeta inFokus
13:21 | 09 May 2017
I prezantuar në Kinë në panairin e veturave në prill të 2016, i riu Renault Koleos përfaqëson ofertën e fundit të Renault për modelet e sofistikuara që vijnë me dizajn të veçantë dhe finesën e një SUV-je elegant
Modeli i vërtetë i SUV në segmentin D karakterizohet nga të gjitha cilësitë që priten nga një makinë e kësaj klase, të cilës i është shtuar edhe ekspertiza e mirënjohur e Renault në rehati dhe komoditet.

Renault ka zgjedhur Paris Motor Show vitin e kaluar për premierën evropiane të modelit të ri të Koleos, dhe fillimin e shitjes në Evropë kompania franceze e ka paralajmëruar në Gjenevë, ngjarje në të cilën Koleos e pati rolin e një ylli të vërtetë të industrisë. Pas shfaqjes zyrtare në panairet më të mëdha botërore të makinave, Koleos tani ka premierën ekskluzive në tregun kosovar, në panairin e parë të veturave të reja Prishtina International Autoshow.
Koleos Initiale Paris ka një pamje të jashtme që është e mrekullueshme e cila karakterizohet kryesisht me dritat e përparme Full LED Pure Vision dhe ngjyrën Amethyste metalike të zezë, e cila ofrohet së bashku me tetë ngjyra të tjera nga oferta standarde, e përcjell edhe nga rrotat në diagonalen prej 19-inç me përpunim diamanti. Ka edhe ballinën e veçantë përpara nën logon e Renault dhe detaje tjera të veçanta dekorative në krahë dhe përpara
Në modelin e ri të Koleos në versionin Initiale Paris kujdes të veçant i është kushtuar komoditetit në hapësirën e brendshme, kështu që kjo makinë luksoze në pajisjet e saj standarde përfshin, ndër të tjera edhe tapiceri lëkure Nappa për timonin, dorëzën dhe tabelën e instrumenteve.
Ulëset e përparme me ngrohje dhe ventilim me elektrikë të rregullueshme në gjashtë drejtime, me komanda të veçanta për ulësen e shoferit. Ka edhe etiketat e Initiale Paris në prag, rregullues dhe në krye të mbështetëseve të para.

Pajisje standarde është gjithashtu një kartë e veçantë për të menaxhuar veturën me duart e lira, ndërsa vetura ofron sistem të plotë për të ndihmën e drejtimit të veturës që përfshin një sistem të frenimit emergjent aktivë (AEBS), paralajmërimin e korsisë për dalje pa dashje (LDW), paralajmërimi i lejes së sigurisë (SDW), njohja e shenjës së trafikut me një shpejtësi maksimale të lejuar (TSR + ZPS), paralajmërimi për kënd të vdekur (BSW) sistem për paralajmërimit të lodhjes së shoferit, kamera për vozitje nga prapa, lëshim automatik të dritave të shkurtra dhe të gjata, sensor parkimi për para, mbrapa dhe pjesë anësore, dhe një sistem parkimi pa duar (Easy Park Assist). Ka edhe sistemin e mirënjohur multimedial R-Link 2 me ekranin vertikal prej 8.7-inç dhe audisistemin BOSE® me dëgjueset e avancuara.

Automita, përfaqësuesi ekskluziv i veturave të Renault do të prezantojë edhe dyshen dominante Clio dhe Captur, Megane, Scenic, Dacia (modelet e reja me marshin automatik) si dhe Nissan Micra dhe super-veturën Nissan GT-R.


T� tjera
-
Takimi në Dublin i Komunitetit Politik Europian, AP rikujton qëndrimin e kritikëve: Forum që përpiqet ta frenojë zgjerimin e BE
Udhëheqës nga më shumë se 40 vende evropiane u mblodhën të enjten buzë lumit ...
-
Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës
Një anije luftarake ruse është sulmuar të mërkurën në Gjirin e Finlandës nga ...
-
Zyrtarizohet koalicioni VV-LDK në Shtime, LDK merr katër drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar marrëv...
-
Ebola pranë minierës së arit, Barrick dërgon një pjesë të punonjësve në pushim
Barrick Mining po dërgon në pushim të përkohshëm disa punonjës dhe nënkontrak...
-
Microsoft 365 përballet me ndërprerje të gjera, preken Outlook, Teams dhe Copilot
Një ndërprerje e gjerë në shërbimet e Microsoft ka shkaktuar probleme me qasj...
-
Bekteshi akuzon VV-në për manipulim të zgjedhjeve në Obiliq: “Fitorja ishte e vjedhur”
Linda Bekteshi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, duke akuzuar ...
-
“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se në takimin në kuadër të punim...
-
Ministria e Shëndetësisë ua anulon takimin, profesionistët shëndetësorë paralajmërojnë protesta
Profesionistët shëndetësorë kanë shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e tyre nd...
-
Luhatjet në aksionet e inteligjencës artificiale, FMN-ja monitoron rrezikun për ekonominë
Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndjek luhatjet në aksionet e kompanive të intel...
-
Mercedes ndal investimet e mëtejshme në Gjermani, shqyrton edhe mbylljen e fabrikave
Mercedes-Benz ka vendosur të ndalë investimet e mëtejshme në njësitë e saj në...
-
Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktu...
-
Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryeminist...

































