Lajme

Kryeministri Mustafa flet për punët që e presin në gusht

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 08 May 2017

Në kohën kur po diskutohet për rënien e Qeverisë së tij, Kryeministri Isa Mustafa ka paralajmëruar se punimet për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë do të nisin në muajin gusht.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook dha detaje për autostradën 47 kilometërshe.

Shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:

-Advertisement-

Miq të dashur,

Punimet për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, me gjatësi 47.1 kilometra, pritet të nisin më së largu në muajin gusht.

Anamorava e ka merituar një investim të tillë, i cili do të lehtësoj qarkullimin e njerëzve dhe do të mundësoj zhvillim të hovshëm ekonomik të këtij rajoni shumë të rëndësishëm të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera