Gazetarja bukuroshe që la ekranin e KTV-së për lajmet online (FOTO)
Autori: Gazeta inFokus
15:56 | 08 May 2017
Bukuroshja e ekranit, Era Murati, zëri i së cilës për disa muaj të zgjonte bashkë me emisionet e mëngjesit në Kohavision KTV, ka lënë punën në këtë televizon dhe ekranin, për t’iu përkushtuar lajmeve online në www.rtklive.com.
Një punë nga e cila prioritet ka lajmi dhe jo dukja apo personaliteti i saj.
Gjithsesi, ajo thotë se ndjehet e përmbushur në punën e re dhe premton që do të duket së shpejti sërish në ekran. Pa dhënë më shumë detaje. Shumë qytetarë të vendit dhe ata që jetojnë në Gjermani, Zvicër , SHBA etj etj, i’a kanë ndjerë mungesën gazetares dhe prezenstueses bukuroshe, Era Muratit, me zërin e ëmbël të së cilës zgjoheshin çdo mëngjes ata që përcillin programet e Koha Visionit, shkruan portali INFOKUSI.

Era, e cila paraqitej në ekran në orën 7 të mëngjesit , me lidhje direkte nga sheshi i Prishtinës dhe qyteteve tjera të Kosovës, apo përmes storjeve dhe temave të ndryshme, për shumëkend mund të ketë marrë vendim të habitshëm. Ajo ka braktisur dhe ka lënë punën në televizionin nacional KTV e bashkë me të edhe daljen në ekran dhe ka kaluar në prodhimin dhe editimin e lajmeve online, në televizionin më të shikuar në vend, Radio dhe Televizionin e Kosovës.
Një vend pune, ku në fokus apo primare është lajmi dhe jo pamja apo personaliteti I gazetares bukuroshe dhe gjithnjë të buzëqeshur, Era Muratit. Shkurt, një vend pune ku vajza e bukur e ekranit, që shihej nga qindra mijëra-njerëz, tani vështrohet vetëm nga sytë e kolegëve dhe kolegeve. Por ky veprim, që për shumë njerëz mund të duket I çuditshëm, për vet Erën është një vendim normal dhe shpreh habi për këtë çuditje të njerëzve.

“ Nuk mund ta kuptoj se pse disa çuditen me vendimin tim për të lënë ekranin dhe KTV-në dhe për të punuar në një vend pune për të cilin thonë se nuk të sheh askush. Unë e shof ndryshe këtë çështje. Gazetaria online të cilën po e punoj tani, është një gazetari e shkruar, por për dallim nga gazetat ku lajmin duhej të prisje deri nesër që ta lexosh, e editon në kohë reale dhe e publikon. Të jep knaqësi publikimi në kohë reale, lexueshmëria e lajmit dhe komentet e qytetarëve. Gjithçka interaktive. Kjo është më e bukura e kësaj gazetarie, që po kthehen në burimin kryesorë të informimit për të gjithë qytetarët, përmes telefonave të mençur që kanë qytetarët”, thotë gazetarja Era Murati, duke mos harruar të shtojë se ekrani ke qenë dhe do të mbetet pjesë apo vet e ardhmja e saj.
Gazetaria e shkruar të jep mundësi të lexosh dhe mësosh më mirë profesionin e gazetarit. Në literaturën gazetareske preferohet që edhe vet gazetarët televizivë është mirë të kenë patur përvojë në gazetarinë e shkruar. Unë aktualisht po e shfrytëzojë këtë mundësi . Ekranin televiziv nuk e kam lënë përfundimisht por vetëm për një kohë të shkurtër po pauzoj, rrëfen gazetarja Era Murati.
Arsyeja kryesore që ajo braktisi KTV-në , siç tregon Gazetarja bukuroshe, ishte puna shumë e lodhëshme dhe shfrytëzimi nga ana e eprorëve për çdo punë që dilte përpara. Shpesheherë nuk e dije nësë ishte gazetare, prezentuese në këtë apo në atë tjetrin emision ,pasi zhvendosjet e paplanifikuara ishin të shpeshta dhe jonormale..

“ Kërkova disa herë të definohesha nëse do të isha gazetare, prezentuese në këtë apo në atë emision. Vazhdoja të punoja por nuk mora asnjë përgjigje. Në këto kushte nuk mund të vazhdoja në pafundësi”, tregon gazetarja Era Murati.Ajo ka treguar se gjithsesi ka një projekt në kokë, të cilin është duke e zhvilluar dhe shpejt do ta paraqesë. “ Më pëlqen shumë puna që bëjë në www.rtklive.com. Po krahas kësaj ndjejë që mund të realizojë edhe një emision, me kushtin që mos të jetë i përditshëm. Ndjejë që kam energji për të bërë edhe më shumë gjëra në gazetari. Se si do të duket emisioni, nuk mund ta them që tani, por nësë bien të gjithë dakord, do te jëtë një gjë shumë atraktive. Në këtë emision mendoj që do ta kem rolin e prezentueses dhe moderimit. Kam bindjen që RTK do më mbështesë”, tha tutje gazetarja Era Murati.

Të gjitha këto nisma, ajo thotë se nuk do ta pengojnë në jetën private, pasi i është dedikuar për momentin tërësisht profesionit. Era është vetëm 24 vjeç, ka të mbaruar fakultetin ekonomik dhe vazhdon studimet master në këtë fushë. “ Mendoj që kam nevojë për një master apo specializim në fushën e gazetarisë dhe mardhënjeve me publikun. Do më plotësonte nga ana profesionale si për gazetarinë ashtu edhe për të ardhmen time profesionale. Unë nuk e shof zhvillimin tim profesional si pengesë për jetën private. Janë 16 orë në ditë, të cilat po i shfrytëzuam mirë dhe në mënyrë sistematike, dalin dhe teprojnë. Veçmas, kur nuk je e martuar dhe pa obligime familjare”, ka rrëfyer tutje gazetarja Era Murati.Si një gazetare, prezentuese, dhe me vetëm 24 vjet, bukuroshja Era, – e cila aktualisht thotë se është single, duhet të jetë shumë e kërkuar nga meshkujt, gjë për të cilën gjithsesi ajo ska dëshirë të flasë. “ Dashuria nuk planifikohet, por martesa po. Mund të them që martesa nuk është në planet e mia të afërme. Martesat që dikur bëheshin herët, tani janë shtyer nga dy gjinitë’. /INFOKUSI


T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...

































