Berisha: Si u zëvendësuan shefat e policisë me narkotrafikantë, ja gjithë akuzat
Autori: Gazeta inFokus 08:51 | 08 May 2017
sh-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha duke iu referuar denoncimit të një punonjesi ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, denoncon me emra se si u zëvendësuan krerët e policisë në vend me persona të inkriminuar në trafik droge.
Berisha publikon emrat e tyre dhe favoret qe kane bere, ai shkruan se janë pikërisht këta persona që do kenë nën kontrollin e tyre zgjedhjet, shkruan Panorama.
Postimi i plotë i Berishës:
Ja se si Noriega zevendesoi narko drejtoret me narkotrafikante te policise!
Oficeri dixhital i policise denoncon:
Ngritjen ne detyre per shkak te narkotrafikut te: – Berti Nushit nga – shef i Delta Forces ne Vlore qe niste vet skafet e Kanabisit – ne Drejtor policie ne Fier – Josif Shtembari nga – shef i parandalimit te kultivimit te Kanabisit – ne drejtor sepse kontrinoi ne kanabizimin e Shqiperise – Alfred Cepe, burri i kushurires se Norieges – pasi mbushi me sukses Elbasanin me droge, – emerohet ne Durres! – Narkokomisari i klanit te kokaines se Xibrakes, -Neritan Nallbati emerohet keshilltar special per kokainen i – Narko Ministrit Xhafa dhe narkokryedrejtorit Narko Çako etj.
Famozit Arben Skendo, per mbulimin me sukses te kanabizimit te Shqiperise i besohet posti i – Narko drejtorit te Korçes – gjobvenesi, famoz ne policine bashkise te Vlores -Ardi Veliu, emerohet narko drejtor i Tiranes. Lexoni vet mesazhin e tij. sb
“I nderuar z. Berisha,
Une qe po ju shkruaj jam nje punonjes ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, ju lutem mos nxirrni te dhenat se kam frike se mund te me pushojne nga puna.
Ne radhe te pare dua t’ju uroj per fitoren e ne Kavaje dhe urojme qe te ndodh ndryshimi sa me shpejt dhe te shpetojme nga hataja qe na rrethon.
Po ju shkruaj per rrokaden e ashtequajtur ne Polici e cila ka sjelle drejtues edhe me negative dhe ka forcuar klanin e narkotrafikut te Haki Cakos dhe hajdute votash te komunistit Xhafa. Ministri Xhafa dhe Haki Cako kane caktuar drejtore njerez politike dhe te lidhur me drogen.
Bert Nushi, lushnjari Cakos eshte emeruar Drejtor Policie ne Fier. Ky deri dje ishte Shef i Delta Force ne Vlore dhe kishte per detyre te kontrollonte trafikun e droges nga deti ne Vlore, dhe ne fakt i niste vete skafet. Kusherira e tij, Lindita Nushi, eshte emeruar Drejtore ne Kufirin e Portit Durres direkt nga Haki Cako me qellim qe kontrollojne shume mire trafikun e droges nga Jugu ne Portin e Durresit. Linja e droges do kontrollohet tani nga dy kusherinj me lidhje direkte me Cakon.
Josif Shtembari, qe ishte deri dje shef i parandalimit te kultivimit te kanabisit per vitin 2016, sot eshte bere drejtor se e di mire ku duhet mbjelle dhe si vilen leket.
Alfred Cepe, burri I kandidates se PS te Tiranes Silda Cepe per cudi megjithese Elbasani ka pat shtim te madh te prodhimit te kanabisit eshte ngritur ne detyre nga Elbasani ne Durres se aty duhet te vjedhe mire votat e Gjushit. Gruaja e tij eshte kusherir e Edi Rames dhe kuptohet sa mire do ruhen kutite e votimit ne 18 qershor.
Neritan Nallbati, ish drejtor ne Fier por edhe ne Elbasan I lidhur direkt me Hakmarrjen per Drejtesi, aksioner tek laboratori me I madh I droges ne Elbasan ne Xibrake eshte emeruar keshilltar Ministrit Xhafa dhe I Cakos, I duhet ta keshilloje mire sesi prodhohet dhe transportohet droga.
Arben Skendo, qe deri dje na ishte Drejtor i Shkb, nje funderrine qe i vinte gjoba gjithe policeve duke i bere presione dhe me parcela kanabisi te veta ne gjithe Shqiperine eshte emeruar Drejtor i Policise Korce ku kontrollon prodhimin dhe trafikun e droges ne ate zone. Ky lugat sa ka nis punen ne Korce ka fillu me gjoba dhe me presione per leke dhe vota te policet.
Ardi Veliu, ky klysh qelbes i Shpetim Gjikes, rjepes gjobash dhe ryshfetesh vartes direkt ne Policine Bashkiake Vlore, anetar i PS dhe i kthyer ne polici ne 2013, eshtte katapultu Drejtor i Policise Tirane si garant i ‘zgjedhjeve te lira dhe te ndershme’.
Ja pra z.Berisha, keta narkotrafikante te emeruar nga komunisti Fatmir Xhafa duhet te garantojne zgjedhje te lira dhe te ndershme ne 18 qershor.”
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...