Ekspertja ruse: Lugina e Preshevës më mirë të ndahen me dialog se sa me luftë!
Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 07 May 2017
Porf.Dr. Anna Kondratyuk, është Profesoreshe dhe Menaxhere Akademike në Shkollën e lartë për Diplomaci Nderkombëtare në Gjenevë. Sferat e saj të interesit përfshijnë: të drejtën humanitare, të drejtat e njeriut, çarmatimin, ligjin e organizatave ndërkombëtare, ligjin e traktateve, teorinë e të drejtës ndërkombëtare, bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimimit dhe procesin e zhvillimeve demokratike ne rajonet post konfliktuoze.
Prof. dr. Anna Kondratyuk specialiste e se drejtës ndërkombëtare është anëtare e Shoqatës Ruse të së Drejtës Ndërkombëtare dhe një pjesëmarrëse aktive e konferencave të shumta botërore.
Prof. Dr. Anna Kondratyuk është profesoreshë dhe eksperte e njohur ruse e së drejtës ndërkombëtare në institucionin arsimor Geneva School of Diplomacy International, ne intervistën dhënë agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” ka shprehur pikëpamjet e saja dhe te drejtës ndërkombëtare mbi popujt autokton ne Ballkanin e pas luftës.
Dr.Kondratyuk: Nëse shqiptaret e kanë duruar me vite te tera një maqedon ne krye te parlamentit te Maqedonise, pse këta te fundit t’mos e durojnë një shqiptar?!
Se si e vlerëson situatën e pas luftës në Ballkan ekspertja ruse fillimisht thotë se “situata ne Ballkan aktualisht është shume me e mire, ne krahasim para vitit 2000. Por jam e shqetësuar se ditëve të fundit sikur po ngjallen zërave e e nacionalizmave, ku flitet sikur me gjuhen e urrejtjes si ne kohen e Miloshevicit, si ne Beograd ashtu edhe në Prishtine duke provokuar me lufte, për “Serbine e Madhe” apo “Shqiperine e Madhe”.
Pastaj edhe zhvillimet e përgjakshme ne parlamentin e Maqedonisë nuk janë të pëlqyeshme, për te ardhmen e kësaj republike te vogël multietnike ish-jugosollve. Nëse shqiptaret e kane duruar qe sa vite qe te jete ne krye te parlamentit te Maqedonisë një maqedon, pse këta te fundit te mos e durojnë një shqiptar?! Ne Ballkan te gjithë janë te vegjël dhe te gjithë duhet te flasin për integrime në familjen e madhe te BE-së, kjo është perspektiva e rajonit, e jo lufta apo urrejtja ndërnacionale..”
Para se ta pyesim për Luginën e Preshevës, ekspertes ruse i përkujtuam se popullata shumice e kësaj krahine qe përfshinë shqiptaret qe shtrihen ne Medevegje, Bujanoc dhe Preshevë siç njihet nga serbet si “Serbi Jugore” , kurse nga shqiptaret si “Kosove Lindore” se me 1 dhe 2 mars te vitit 1992 kane pasur Referendumin për autonomi politike e territoriale me të drejtë bashkimi Kosovës.
Lidhur me ketë Dr. Kondratyuk “po jam ne dijeni, kame lexuar nga raportet ndërkombëtare se në Luginën e Preshevës popullata ka organizuar nje Referendim para 15 a 20 vitesh me sa di une. Sidoqoftë një Referendum i tillë nuk do të jetë plotësisht legjitim pasi që nuk do të jetë në përputhje më Kushtetutën e Serbisë, në të njëjtën mënyrë sikur referendumi i Krimesë që nuk është në përputhje më Kushtetutën e Ukrainës.
Por mos harroni një gjë se ligjet, koneventat sidomos e drejta ndërkombëtare është më e fuqishme se një kushtetute e një vendi, ne këtë rast e Serbisë e cila nuk ka te drejte të mbaje me dhune një popull autokton, siç janë shqiptaret e Luginës se Preshevës.
Bashke me te edhe nëse në rajon ushtrohen politika diskriminuese apo e dhunës, atëherë çështja e monoriteteve nuk i takon vetëm atij vendi ne ketë rast Serbise, por tashme ai problem merr kahje me te gjere, dhe merret OKB-së dhe organizmat tjera te drejtave ndërkombëtare.
Dhe në ketë rast nuk bie më ne shprehje integriteti territorial, por këtu ka përparësi vullneti i popujve autokton qe ju garanton e drejta ndërkombëtare, duke ju mundësuar atyre, ne ketë rast shqiptareve etnik, te vendosin për fatin e tyre, se me këtë kane dëshirë të jetojnë me Serbinë apo me Kosovën.. ”
Ekspertja ruse: Beogradi duhet te respektoj reciprocitetin mes te drejtave te serbeve ne Kosovë me ato te shqiptareve etnik ne Serbi
“Shqiptarët e Luginës së Preshevës nëse paskan pasur një Referendum të ngjashëm me atë të mbajtur në Krime në mars 2014, atëherë shkëputja e kësaj krahine është legale konform jo vetëm te vullnetit te popullit shqiptar atje, por edhe konform të së drejtës ndërkombëtare, për çka flet qarte edhe karta e OKB-së për popujt autokton te cilëve hap dyer për vetevendosje.
Prandaj, Serbia dhe Lugina e Preshevës për t’ju shmangur dhunës, më mirë është që të ndahen si miq, me dialog se sa me luftë, ashtu sikur jane ndare ne mënyrë paqësore Çekia dhe Sllovakia!..” thotë ne vazhdim profesoresha ruse e se drejtës ndërkombëtare dr. Kondratyuk për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”
“Ne posedojme informacione se “serbet e Veriut te Kosovës jane te inkuadruar mire ne insitucionet e qeverise se Ksooves, madje duke ju rezervuare dhe vende te posaqme ne parlamentin e Kosovës, te cilin fat apo luks nuk e gezojnë shqiptaret e Preshevës ne Serbi ?! Dhe e pa pranueshme është nëse serbet priviligjohen ne Kosove nga ana e Beogradit, Prishtinë apo BE-së, kurse qytetaret e Lugines se Preshevës te mbahen të shtypur të diskriminuar me satus quo, as ne lufte e as ne paqë. ” ka shtuar ne fund prof. dr. Anna Kondratyuk specaliste e se drejtës ndekrombëtare.
Të tjera
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...