Dita e Europës, Rama: Të lëmë pas udhëkryqet e së shkuarës
Autori: Gazeta inFokus
20:51 | 06 May 2017
Pavarësisht krizës politike në vend dhe situatës, që ende nuk ka një zgjidhje, Kryeministri Edi Rama shpreson se 18 qershori do të konfirmojë rrugën drejt Europës.
Gjatë një aktiviteti në Gjirokastër në kuadër të festimeve për ditën e Europës, Rama tha se si Europa dhe Shqipëria janë në udhëkryq.
“Nevoja për BE na ka sjellë në një fazë të re të rajonit. Ballkani ka nevojë më shumë se kurrë për Ballkanin dhe besoj që BE ska pasur kurrë më shumë se sot nevojë për Ballkanin. Edhe ne sot në Shqipëri jemi në udhëkryq, duhet vullnet për drejtësi të re”, deklaroi ai.
Duke folur për udhëkryqin politik në Shqipëri, shefi i qeverisë shqiptare, tha se duhet të kalohet me njerzillëk, por pa harruar refrenin e përhershëm të drejtësisë dhe frikës e tmerrit të atyre që druhen nga kjo.
“Pengesa dhe barrikada për zbatimin e reformës në drejtësi. Në këtë udhëkryq do të fitojë e ardhmja dhe nuk do të imponohet e shkuara. Do fitojë Evropa në zemrat dhe në vullnetin e shqiptarëve dhe nuk do të fitojë kundërvënia ndaj saj nga frika dhe tmerri për drejtësi. Kjo është sfida për të cilën jemi të përkushtuar, shpresojmë dhe që kjo periudhë e brendshme politike shpresoj ta kalojmë. Udhëkryqin politik ta kapërcejmë me njerzillek. Ne do ja dalim siç jam i bindur që me 18 qershor qytetarët do të japin një mesazh që rruga jonë është europa dhe nuk mund të shtyhet më tepër në kohë”, shtoi Kryeministri.
E pranishme në aktivitetin e Ditës së Evropës ishte dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin, e cila komentoi reformat që ka ndjekur Shqipëria dhe aktualitetin politik. Ajo tha se në Shqipëri do të fillojë një cikël për të gjithë, ndërsa kërkoi të bëhen zgjidhje që të jenë për të gjithë. Sipas saj, Shqipëria ka realizuar disa reforma të ndërlikuara dhe se në ecjen e saj nuk është vetëm./ Top Channel

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



































