Auto&Tech

Tregu botëror i tabletëve vazhdon në rënie

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 06 May 2017

Tregu botëror i tabletëve vazhdon të regjistrojë rënie. Nga janari deri në mars në fakt porositë janë ulur në 8.5 % në bazë vjetore, duke shënuar tremujorin e dhjetë që është në rënie.

Të dhënat paraprake janë llogaritur nga analistët e IDC, që tregojnë një ndryshim progresiv nga tabletët tradicionalë tek ata me tastierë të ndashme.

Tregu shpjegojnë ekspertët, përbëhet nga dy kategori: tabletët klasikë që vazhdojnë të shënojnë rënie, dhe pajisjet e tjera me tastierë, gjithnjë të ngjashme me lap top që po tregojnë rritje. Në krye të kompanive qëndron Apple, i ndjekur nga Samsung, Huawei. Jashtë podiumit është Amazon e Lenovo.

-Advertisement-

Klasifikimi është konfirmuar dhe nga studiuesit e Strategy Analytics.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy