Auto&Tech

A e dini përse veturat Amerikane nuk kanë dritë të pasme mjegulle? [FOTO]

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 05 May 2017

Çdo veturë e prodhuar për tregun Evropian ka dritë të pasme mjegulle, ndërsa shoferët Amerikanë as që e kanë idenë kurë, përse dhe si ta përdorin atë dritë.

Rregullorja 48 e Kombeve të Bashkuara e adoptuar nga Komisioni Ekonomik I Kombeve të Bashkuara për Evropë obligon prodhuesit që të gjitha veturave të dedikuara për tregun Evropian tu vendoset drita e pasme e cila duhet të aktivizohet në kushtet e shikueshmërisë së dobët nën 100m, kryesisht gjatë mjegullës, transmeton Express. Kjo rregullore obligon vendosjen e një ose dy dritave ne varësi të dëshirës së prodhuesit. Në rastet kur vendoset vetëm një dritë, ajo duhet të jetë në anën e shoferit.

Në SHBA, ligji nuk kërkon një masë të tillë sigurie dhe si pasojë e kësaj veturat atje nuk kanë një dritë të tillë. Shoferët atje nuk kanë idenë se për çfarë shërben një dritë e tillë apo pse duhet të përdoret.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy