Lajme

Edhe Apeli shfajëson Trim Gashin

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 05 May 2017

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar ankesën kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 6 prill të vitit të kaluar sipas të cilit i akuzuari T.G. është liruar nga akuza për veprat penale.

“Dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës në bashkëkryerje dhe në tentativë” dhe “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare”.

Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi shkallës se parë nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, është vërtetuar drejtë gjendjen faktike, dhe nuk është shkelur ligji penal.

-Advertisement-

Aktivisti i VV-së Trim Gashi ishte akuzuar për sulm ndaj kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera