Lajme

Sindikata e Policisë kërkon rritje të pagave për policët

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 05 May 2017

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar një ditë pasi kryeministri i vendit Isa Mustafa premtoi rritje pagash për shërbyesit civil, arsimtarët dhe mjekët.

“Përkitazi me deklarimet e shprehura në media këtyre ditëve nga disa anëtarë të kabinetit qeveritar të Qeverisë të Republikës së Kosovës se do të ketë ngritje të pagave në disa sektore, pa përmendur Policinë e Kosovës, ka shkaktuar paknaqësi të arësyeshme në radhët e punonjësve të Policisë së Kosovës, andaj, Kryesia Ekzekutive e Sindikatës të Policisë së Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që kjo ngritje patjetër të përfshijë edhe Policinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Policisë së Kosovës./Indeksonline/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera