Fun & Video

Justin Trudeau përsëri në qendër të vëmendjes, shkaku i çorapeve që kishte në takimin me kryeministrin irlandez (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 05 May 2017

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, edhe një herë është vënë në qendër të medieve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale.

Kësaj radhe, përcjell Telegrafi, ai është bërë “temë diskutimi” për shkak të çorapeve që kishte veshur gjatë takimit me homologun e tij irlandez.

Shumë veta u ngazëllyen që Kryeministri i tyre dukej si një “budalla”, duke veshur çorape të tillë në një takim të rëndësishëm.

-Advertisement-

Dhe arsyeja pse ai kishte veshur çorape të tillë gjatë takimit me Enda Kenny thuhet se kishte të bënte me datën e takimit.

Kjo për faktin se pikërisht në këtë datë filmi i famshëm “Star Wars” (origjinali) festonte 40 vjetorin.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Trudeau, në një postim të tij në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Etiketa:
Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy