Kompania e zëvendëskryeministrit mbushë Kosovën dhe Shqipërinë me plazma ‘Bambi’ (FOTO)
Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 05 May 2017
Derisa zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, po vazhdon vizitat tek bizneset në qytete të ndryshme të vendit, me ç‘rast po e potencon nevojën e rritjes së prodhimit vendor dhe zvogëlimin e importit nga Serbia, kompania e tij ‘Elkos Group’ po i distribuon produketet serbe jo vetëm në Kosovë, por edhe në tregun e Shqipërisë, raporton portali ‘Infokusi’.
Për më tepër, ‘Elkos Group’e ka ekskluzivitetin për Kosovë dhe Shqipëri të prodhimeve të kompanisë ‘Bambi’ nga Pozharevci i Serbisë.
Portali ‘Infokusi’ ka arritur t’i siguroj paketimet e ‘Plazma keksave’ të kompanisë ‘Bambi’, të cilat po shiten në marketet e Kosovës, por dhe Shqipërisë, ku shkruan se distributor për këto dy shtete është ‘Elkos Group’.
Përndryshe, drejtues të partisë opozitare lëvizja ‘Vetëvendosje’ kanë bërë fushata të vazhdueshme për bojkotim të prodhimeve të Serbisë, me theks të veçant produktet e kompanisë ‘Bambi’.
Ata kanë akuzuar vazhdimisht zëvendëskryeministrin Ramiz Kelmendi se është importuesi kryesor i produkteve nga Serbia, por ai ka mohuar akuzat e tilla, duke thënë se vetëm pak prodhime serbe ka në marketet e tij. Megjithatë, realiteti është krejt ndryshe, pasi që Serbia eksporton mallra në Kosovë brenda vitit në vlerë prej rreth 300 milionë euro, duke u rradhitur në krye të listës së shteteve me më së shumti eksport të mallrave në Kosovë. /INFOKUSI
Të tjera
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...