Vrasja e vëllezërve Sulku, nëna: Si m’i vranë 2 djemtë
Autori: Gazeta inFokus
09:23 | 05 Maj 2017
Nëna 67-vjeçare e Besnik Sulkut, një prej tre të vrarëve të ngjarjes së 27 majit 2015 para Fakultetit të Shkencave të Natyrës, në Tiranë, dhe e veja e tij dëshmuan dje në Gjykatën për Krimet e Rënda.
Gjysere Sulku dhe Fllanxa Sulku ishin thirrur si dëshmitare të Prokurorisë në procesin gjyqësor ndaj të akuzuarve për këtë ngjarje, Klejvi e Markeljan Doçi, dhe italianit Salvatore Leticia.
Para trupit gjykues, e moshuara rrëfeu dijeninë e saj për përplasjet e djemve të saj të vrarë, Besnik e Durim Sulku, me anëtarët e familjes Doçi, si edhe marrëdhënien e tyre me Salvatore Letician, i dyshuar si një “killer” i një prej klaneve të organizatës mafioze “Camorra” në Itali.
Sipas saj, ai ishte mik u shtëpisë së tyre dhe vëlla gjaku me një prej djemve të saj. E moshuara pranoi përplasjen e bijve të saj të ndjerë me familjen Doçi, por nuk dha detaje për shkakun e përplasjes.
Të pandehurit e kësaj çështjeje po gjykohen për akuzat e “vrasjes me paramendim”, kryer ne bashkëpunim, “vrasje të kryer në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme”, “vrasjes për gjakmarrje” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
Sipas Prokurorisë, Besnik Sulku dhe Salvatore Leticia i bënë pritë në bulevardin “Zogu I” mjetit ku udhëtonte Mentor Doçi dhe Gerti Goxhajt, duke i qëlluar për vdekje. Sulmit të tyre iu kundërpërgjigjën Klejvi dhe Markelian Doçi, të cilët ndodheshin në një mjet pas atij të dy viktimave. Besnik Sulku u qëllua teksa po përpiqej të largohej, ndërsa Leticia mundi të ikte pa dëm nga vendi i ngjarjes.
DESHMITE
Gjysere Sulku ishte dëshmitarja e parë në këtë proces, i cili numëronte dje seancën e 22-të në radhë.
“Unë kam pasur katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë. Dy djem m’i kanë vrarë. Durimi më është vrarë më 5 prill 2015 në Holandë. Fillimisht, mua më kanë thënë se ishte aksidentuar. Gati 12 ditë më vonë vajti vajza ime bashkë me një prej nipave të mi në Holandë, ku e identifikuan trupin e djalit dhe e sollën në Shqipëri për ceremoninë mortore. Më pas mora vesh që djalin ma kanë vrarë Doçët”, tha Sulku.
Në lidhje me marrëdhënien e bijve të saj me italianin Leticia, e moshuara rrëfeu:
“E njoh Salvatore Letician. Ai ka shumë kohë që vinte në shtëpinë tonë, sepse djali im Besniku e kishte bërë vëlla gjaku. Ai kishte ardhur disa herë në shtëpi dhe herën e fundit që ka ardhur ka qenë dita kur kishim të 40-tat e Durimit. Ai piu kafe, hëngri dhe iku bashkë me Besnikun, nuk e di se për ku.
Pastaj na erdhi lajmi që është vrarë dhe Besniku afër Stacionit të Trenit në Tiranë”.
Dëshmitarja tregoi dhe raportin mes familjes së saj dhe familjes Doçi. “Ne kemi njohje me familjen Doçi, pasi jemi rritur në një lagje në Bulqizë. Fëmijët kanë qenë pak a shumë e njëjta moshë. Njëherë Mentor Doçi u përplas me tim bir dhe unë kam vajtur te gjyshja e Markelianit dhe Klejvit, me të cilën punoja dhe i kërkova të mbyllej ky muhabet”.
Para Gjykatës, dëshmitarja tha se autorët e dyshuar për vrasjen e të birit i kishte mësuar nga televizioni.
“Unë gjithçka ia kam lënë drejtësisë. Di që kanë pasur përplasje, por arsyet e vërteta nuk i di, se nuk më tregonte gjë njeri. Unë dua të zbardhet e vërteta”, tha e moshuara.
Dëshmitarja tjetër, Fllanxa Sulku, e veja e Besnik Sulkut, konfirmoi dijeninë për njohjen e bashkëshortit të saj me italianin Leticia, si edhe për përplasjet që kishte pasur i shoqi me anëtarët e familjes Doçi. /panorama/

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...
































