Lajme

Vajza në Tiranë nuk e njeh Ramën, pyet se kush është ai!​​ (Video)

Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 05 May 2017

Ashtu si dy ditë më parë, edhe dje kryeministri Edi Rama ka shkuar më këmbë në Presidencë për t’u takuar me Lulzim Bashën, ndryshe nga ky i fundit me eskortën e tij.

Ndërsa kryeministri ecte i pashoqëruar nga asnjë zyrtar tjetër i qeverisë, të shumtë ishin qytetarët që e shoqëronin, e ndalonin dhe pozonin me të.

Mes turmës është gjendur rastësisht edhe një grup turistësh të huaj dhe mes tyre, një shtetase angleze, e habitur me çfarë po ndodhte, pyet: “Më falni po kush është ky djali?

-Advertisement-

“Është kryeministri”, i përgjigjet një qytetar shqiptar.

Reagimi i saj entuziast është për mos t’u humbur. Gjatë ecjes në këmbë nga Kryeministria në drejtim të Presidencës, kreu i qeverisë shihet teksa takon qytetarë të ndryshëm të cilët i kërkojnë të bëjë edhe foto me ata.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera