Rozë

Rikthehet Brad Pitt!

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 04 May 2017

Brad Pitt rikthehet pas një viti mjaft të vështirë. Aktori 53-vjeçar vjen në kopertinën e revistës GQ, shfaqja e tij e parë në një revistë që nga ndarja me Angelina Jolie gushtin e kaluar.

Ai shfaqet në tre kopertina të GQ me sytë fokusuar tek kamera, dhe janë pikërisht sytë blu që bien në sy, teksa aktori nuk qesh në asnjë prej tyre.

Intervista, e cila nuk është publikuar ende, është e para që nga ndarja me bashkëshorten e tij Angelina.

-Advertisement-

Brad dhe fotografi Ryan McGinley kanë udhëtuar në White Sands National Monument, Carlsbad Caverns National Park dhe Everglades National Park, rezultatet e të cilit janë këto foto.

Më pas ai ka dhënë intervistën që GQ e përshkruan si një bisedë “e papërpunuar dhe reflektuese” për “dashurinë, humbjen, prindërimin dhe si të ecë përpara kur gjërat kalojnë”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera