Lajme

Pishtari i mbrojtjes së vlerave të UÇK-së! (FOTO-VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 04 May 2017

Ulur në shkallët e Teatrit Kombëtar të Kosovës, me këmbë të zbathura, përpara vetës një uniformë me simbolet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovëse, para së cilës janë vendosur një palë pranga me zinxhirë burgu, një plis  dhe një paketë mbi të cilën janë vendosur disa letra, po kërkohet të mbrohen vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë formë po mban grevë regjistri i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Sokol Plakolli i cili po kërkon të mos përdhoset vlera më sublime e popullit e cila mban emrin UÇK.

Me këtë performancë, Plakolli po kundërshton shfaqjen “Bordel Ballkan” sepse sipas tij me këtë shfaqje po fyhen rëndë vlerat e luftës çlirimtare të Kosovës, por edhe vlerat kombëtare, etike dhe morale, raporton Infokusi.com

-Advertisement-

Pavarësisht pse i vetëm në protestë, Plakolli thotë se ka përkrahje nga shumë veteranë, akademik, artistë dhe bashkëpunëtorë të Teatrit.

Madje ai ka një letër në të cilën shkruhen emrat e 17 përkrahësve të kësaj greve por sipas tij nuk është nevojë të qëndrojnë të gjithë në grevë.

“Kjo iniciativë është në kuadër të grevës me qëllim të vetëdijesimit të ministrit i cili po heshtë para një fakti shumë të madh derisa lejohet realizimi i një shfaqe antikombëtare në Teatrin Kombëtar me regjisor serb nga Vojvodina”, ka thënë Plakolli

Kësaj grevë i është bashkangjitur edhe një peticion i cili është nënshkruar nga 10 mijë qytetarë dhe pritet të dërgohet në Kuvend siç tha Plakolli për pastrim e Teatrit Kombëtar nga ndikimi i Serbisë.

Për më shumë degjojeni video intervisten emocionuese të Plakollit të realizuar nga portali Infokusi.com. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera