Veseli: Pensionistët duhet të kenë mbështetje më dinjitoze
Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 04 May 2017
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot në Akademinë solemne me rastin e 70-vjetorit të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, tha se Republika e Kosovës e ka për obligim që pensionistëve të saj, të cilët dje punuan për pavarësinë e saj, sot t’u garantojë pleqëri të pavarur.
Para qindra pensionistëve, pjesëmarrës në këtë Akademi, kryeparlamentari Veseli theksoi se Kosova përfundimisht duhet ta ketë të konsoliduar sektorin e veçantë institucional të përkujdesjes së gjithanshme për të moshuarit e saj: të ardhura dinjitoze, strehim të garantuar, përkujdesje shëndetësore, duke përfshirë lehtësirat e plota në barna dhe rehabilitim.
“Jeta dinjitoze e pensionistëve dhe gjithë kategorisë së të moshuarve është pjesë e pandashme e perspektivës zhvillimore të Kosovës. Ju punuat për të ardhmen tonë, prandaj ardhmja nuk ka kuptim pa respektin njerëzor dhe institucional për ju”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
Ai shtoi se hapat e deritanishëm që janë bërë në këtë drejtim janë të pamjaftueshëm, ndërsa arsyetimet e mungesave buxhetore nuk mund të justifikojnë ata që duan të marrin përgjegjësi, por janë të paaftë të gjejnë zgjidhje për problemet e qytetarëve. Veseli tha se pensionistët e Kosovës nuk janë kategori e lëmoshës sociale, por pjesa krenare e identitetit tonë shtetëror.
Duke shprehur mirënjohjen për punën e tyre të palodhshme në të mirë të vendit dhe lirisë së tij, kryeparlamentari Veseli tha se në çdo përgjegjësi institucionale që do të jetë, dera e tij do të jetë gjithmonë e hapur për pensionistët, jo vetëm për problemet, por edhe për idetë dhe këshillat e tyre.
“Ju përfaqësoni atë gjeneratë të ndritshme, që me punën tuaj, me djersën, mundin, sakrificat e panumërta, e ndërtuat Kosovën. Me punën tuaj ju e shkruat historinë e Kosovës. Me përkushtimin tuaj atdhetar ju edukuat brezin e ri, i cili mori përsipër ta bëjë realitet ëndrrën historike të popullit tonë për liri e pavarësi”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
Të tjera
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...