FSK’ja synon rritjen e përfshirjes së komuniteteve
Autori: Gazeta inFokus
11:14 | 04 May 2017
Ministria për Forcën e Sigurisë synon rritjen deri në 10 për qind të përfaqësimit të komuniteteve jo shumicë në FSK.
Kështu u tha sot në konferencën e mbajtur për prezantimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve jo-shumicë në FSK.
Ministri i FSK-së Haki Demolli tha se përmes kësaj strategjie synojnë përfshirjen e kadetëve të komuniteteve me qëllim të mirëmbajtjes së një force shumetnike, të shëndetshme dhe të fortë.
“Kjo strategji paraqet elementin kyç brenda FSK-së dhe ky dokument ka pas përkrahjen edhe nga partnerë ndërkombëtar, përfshirë edhe SHBA-të. Kjo strategji përfshinë tri etapa, atë politike, strategjike dhe të veprimit”, u shpreh Demolli.
Ai tha se FSK-ja në radhët e saj ka 8 për qind të komuniteteve jo shumicë.
Drejtoresha e Zyrës së Komuniteteve joshumicë në FSK, Azemina Çullom, u shpreh se do të përkrahin komunitetet në veçanti, me qëllim të mirëqenies sociale të tyre dhe për t’iu dhënë mundësi më te mira trajnimi dhe studimi.
“Parimi kryesor i strategjisë është të ofrojë studime dhe përfshirje të komuniteteve gjë që ka shumë rëndësi. Ne kemi cekur shumë propozime për trajnim dhe studim duke organizuar kurse të gjuhës angleze, gjithashtu për të rishikuar për të zgjerohet bashkëpunimi rajonal. FSK i ka aktivitet e saj ekipore dhe ne do të përkrahin komunitetin jo shumicë duke u ofruar atyre trajnime jashtë vendit që të trajnohen”, tha ajo.
Ajo u shpreh se do të rrisin paraqitjen në zonat e komunitetit jo shumicë dhe do të fokusohen në mirëqenien sociale të pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë

T� tjera
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...






























