Lajme

Ibishi thotë se LDK nuk ka para të mjaftueshme për fushatë

Autori: Gazeta inFokus 08:06 | 04 May 2017

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nuredin Ibishi, në emisionin “Kontakt”, ka akuzuar disa parti për fillimin e fushatës e që sipas tij, ato kanë para të bollshme për shpenzime të tilla.

“Disa parti kanë nis edhe fushatën por ata me siguri kanë të holla të mjaftueshme”, tha Ibishi në “Kontakt”.

Sipas tij, partitë po shfrytëzojnë ndonjëherë edhe paranë publike për të bërë promocione zgjedhore.

-Advertisement-

Ai është pyetur se a ka LDK para të mjaftueshme për fushatë të parakohshme dhe përgjigja e tij ishte, jo.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera