Ahmetaj: Mali i Zi, shembull për avancimin në procesin integrues
Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 03 May 2017
Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj pas një takimi me homologun e saj malazez Aleksandar Andrija Pejoviq, tha të mërkurën se Mali i Zi mund të merret si shembull për avancimin e tij në gjithë procesin integrues.
Të dy ministrat kanë thënë se tashmë dy vendet kanë një bashkëpunim të mirë dhe se këtë do ta avancojnë edhe me shumë në mënyrë që të dyja shtetet të bëhen sa më shpejt anëtare të Bashkimit Evropian.
Ministrja Ahmetaj foli edhe për marrëveshjet që do t’i nënshkruajnë me Malin e Zi për fondet e përbashkëta.
Ahmetaj: Mali i Zi shembull për avancimin eurointegrues
“Biseduam për procesin eurointegrues, se ku qëndron Mali i Zi në këtë kohë, si një shtet i cili është lider në rajon dhe si një shtet i cili mund të merret si shembull për gjithë avancimin e tij në procesin eurointegrues. Për marrëveshjet e ndërsjella, të cilat ne dy shtetet do t’i nënshkruajmë në mes veti, për fondet e përbashkëta të cilat e përkrahin procesin integrues, si për Kosovës edhe për Malin e Zi si dhe për inicimin e nismës së nënshkrimit të marrëveshjes e cila është obligative dhe del nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim që tani është në stadin fillestar. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që kjo marrëveshje të përfundojë sa më shpejt, të nënshkruhet dhe të hyjë sa më shpejt në fuqi”, tha Ahmetaj.
Ndërsa, ministri i Integrimit Evropian të Malit të Zi, Aleksandar Andrija Pejoviq theksoi se ky është një rast që të theksojnë bashkëpunimin e mirëfilltë në mes Kosovës e Malit të Zi.
Ministri malazez shtoi se me homologen e tij kosovare biseduan edhe për nënshkrimin e një marrëveshje që të bashkëpunojnë dy vendet në procesin e integrimeve evropiane. Derisa, bëri të ditur se do të themelojnë një Këshill të përbashkët që t’i diskutojnë çështjet me interes të përbashkët.
Pejoviq: Mali i Zi ka çka t’i jep Kosovës në procesin integrues
“Mali i Zi ka mjaft çka t’i ndihmojë Kosovës dhe çka t’i ofrojë Kosovës, pasi është vend që ka më së shumti kapituj të hapur, 24. Dhe, në këtë pjesë jemi të gatshëm të shkëmbejmë përvojat tona. Po ashtu, kemi biseduar edhe për shfrytëzimin e fondeve të BE-së. Deri më tani kemi pasur rast që pjesa veriore e jona t’i shfrytëzojë katër milionë nga fondet e BE-së për marrëdhëniet ndërkufitare, për zhvillimin e turizmit dhe për atë që është me rëndësi për qytetarët tanë, dhe para pesë ditëve kemi përfunduar thirrjen për programin e ri i cili mundëson që dy vendet të vijnë deri tek dhjetë milionë euro të reja. Kemi nënshkruar marrëveshjen për dy milionë dhe shpresojmë që të marrim edhe marrëveshje tjera. Kjo flet për marrëdhëniet e mira që kemi, që kemi vendosur”, theksoi Pejoviq.
Ministri malazez, po ashtu, shtoi se deri më tani kanë vendosur edhe bashkëpunimin praktik dhe është një këshillë për bashkëpunim edhe me të mirë dhe në të ardhmen Mali i Zi dhe Kosova të hyjnë sa më shpejt në BE dhe ta zhvillojnë synimin e përbashkët.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...