Emini: Hahn dhe Mogerini na bënë të qartë se pa demarkacion s’ka viza
Autori: Gazeta inFokus
13:42 | 03 May 2017
Si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, në shoqërim të Ministrit të jashtëm Enver Hoxhaj dhe Kryetarit të Komisionit për Punë të jashtme Elmi Recica, patëm takime me Komisionerin për Zgjerim z. Johannes Hahn dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri Frederika Mogherini. Në takim u diskutuan shumë çështje që po e preokupojnë politikën tonë ditore si Demarkacioni, Asociacioni, gjuha politike, por edhe aspiratat e Kosovës në BE.
Zyrtarët e lartë kanë shprehur edhe një herë qëndrimin e tyre të palëkundur se pa demarkimin e kufirit me Malin e Zi, Kosova e ka të pamundur liberalizimin e vizave. Nga pala kosovare u kërkua që partitë politike të gjejnë një gjuhë dialoguese për çështjet madhore të vendit si zbatimi i MSA-së, rruga integruese e Kosovës për në BE dhe çështjet tjera si demarkacioni, Asociacion, sundimi i ligjit etj.
Përkundër arritjeve të shumta në procesin integrues, zyrtarët e lartë të BE-së na siguruan se dyert e kësaj organizate supranacionale për Kosovën kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të hapura, porse institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë në drejtim të përmbushjes së obligimeve të dala nga MSA, të forcojnë sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, një administratë më efikase dhe të krijojnë një treg të lirë, e bazuar në parimet e shëndosha të konkurrencës.
Delegacioni i Kosovës njoftoj zyrtarët e lartë të BE-se me ecjen e proceseve integruese të Kosovës dhe sfidat por edhe sukseset në këtë rrugë. I njoftuam zyrtarët se si shtet besojmë që kushti i demarkacionit për liberalizimin e vizave nga ana jonë po vlerësohet si një padrejtësi, por që si kusht do të përmbushet së shpejti që qytetarët të lëvizin lirshëm sa më shpejtë.
Për të mërkurën është paraparë që delegacioni kosovarë të marrë pjesë në krijimin e Grupit të Miqësisë së Parlamentit Evropian dhe atë të Kosovës e iniciuar nga mikja e madhe e Kosovës Ulrike Lunacek. Po ashtu delegacioni do të ketë takime të tjera me zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian si David McAllister, Mariya Gabriel dhe me Komitetin për Punë të Jashtme.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...






























