Shëndetësi

Përmirësoni memorien me aromë të rozmarinës

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 03 May 2017

Me fillimin e sezonit të provimeve, studiuesit e universitetit kanë sugjeruar se era e rozmarinës mund të përmirësojë kujtesën.

Një studim thotë se  nxënësit që punonin në një dhomë me aromën e rozmarinës, në formën e vajit esencial, arritën 5 deri në 7% rezultate më të mira në testet e kujtesës.

Mark Moss nga Universiteti Northumbria tha se gjetjet ishi në përputhje me testet mbi të rriturit.

-Advertisement-

Dr Moss tha se studimi mbështeti besimet tradicionale në lidhje me rozmarinën.

Ai tha se rozmarina ishte e lidhur me kujtesën për qindra vjet, shkruan BBC.

Studentët e lashtë grekë mbanin rrobat e rozmarinës në provime – dhe Ophelia, tek Hamleti i Shekspirit, thotë: “Ka rozmarinë, që është për përkujtim”./kp

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera