Lajme

Hoxhaj nga Brukseli: Njohja nga pesë shtetet e bën më të fortë Kosovën dhe BE-në

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 03 May 2017

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel po vazhdon me takimet në Parlamentin Evropian.

Në takimin me Komisionin për Punë të Jashtme AFET, Hoxhaj ka folur për njohjen e Kosovës nga pesë vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Hoxhaj tha se njohja e Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së të cilat ende nuk kanë marrë vendimin për njohje forcon jo vetëm Kosovën, por edhe BE-në.

-Advertisement-

Në këtë takim, mori pjesë edhe eurodeputetja Ulrike Lunacek, e cila po ashtu u bëri thirrje shteteve jo njohëse, anëtare të BE-së, që ta njohin Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera