Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurisë së Fatmir Kajollit, mbi 2 milion metra katrorë tokë
Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 02 May 2017
Prokuroria për Krime të Rënda ka dërguar në gjykatë kërkesën për konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurisë në rreth 2.1 milionë metra katrorë troje, tokë arë, pyje dhe ndërtim, të regjistruara në emër të familjarëve të shtetasit Fatmir Kajolli, në Fier.
Fatmir Kajollit, 2 herë i dënuar për veprat penale “Shoqatë kriminale, trafikim, prodhim dhe posedim të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shkelje e ligjit për lëndët narkotike”, e kishte kaluar super pasurinë e tij në emrin e siht gruas.
DOSJA E PLOTË
Gjithashtu, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin edhe të tre shoqërive tregtare, të regjistruara po në emër të familjarëve të ngushtë të shtetasit Fatmir Kajolli.
Ai akuzohet se i ka siguruar këto pasuri në bazë të të ardhurave të siguruara nga aktiviteti i tij i paligjshëm në Itali, ku rezulton se është dënuar 2 herë për veprat penale të pjesëmarrjes në “Shoqatë kriminale, trafikim, prodhim dhe posedim të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shkelje e ligjit për lëndët narkotike”.
Në bazë të aktit të ekspertimit, vlera e aseteve në pronësi, kryesisht të ish-bashkëshortes së Kajollit, shtetases Majlinda Çuko, arrin në vlerën e rreth 1.1 miliardë lekëve të reja.
Në bazë të hetimit pasuror, rezulton se vetëm një pjesë e vogël e pasurisë së familjarëve Kajolli, është përfituar në bazë të një kontrate shit-blerje. Konkretisht, rezulton se shtetasja Majlinda Çuko ka blerë nga bashkëshorti i saj, Fatmir Kajolli, truallin me sipërfaqe 4500 m2 dhe ndërtesën me sip.1686 m2, në vlerën 900.000 lekë. Kjo vlerë shitjeje është shumë herë më e ulët se sa ka rezultuar nga një vlerësim i saj, i bërë nga vetë familjarët Kajolli, gjatë procesit për marrjen e një kredie. Sipas vlerësimit të realizuar nga ekspertë të zgjedhur prej familjarëve Kajolli, vlera e truallit dhe ndërtesës ishte 450.000 euro.
Po ashtu, Majlinda Çuko rezulton se ka blerë edhe pasurinë pyll, me sip. 580.000 m2, me vlerë 60.000.000 lekë.
Ndërsa, e gjithë pjesa tjetër e pasurisë, e cila llogaritet në rreth 1.5 milionë m2 katrorë pyje e tokë arë, rezulton se është e fituar nga shtetasja Majlinda Çuko (Kajolli) në bazë të akteve të dhurimit.
Prokuroria për Krime të Rënda ka arritur të sigurojë provat e mjaftueshme se kontratat e dhurimit janë të gjithë të kryera në mënyrë fiktive. Këto prona, fillimisht janë përfituar nëpërmjet akteve të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nga një person, shtetasi Q.D. Ky person, në veprimet e tij me Agjencinë, është përfaqësuar ligjërisht nga ana e shtetasit Fatmir Kajolli. Pasi ka regjistruar pronat në emrin e tij, shtetasi Q.D. ka kryer veprime shit-blerje me disa persona të tjerë për pjesën më të madhe të pasurisë.
Më tej, si shtetasi Q.D., ashtu edhe blerësit e rinj të këtyre pronave, ia kanë dhuruar të gjithë trojet, pyllin dhe tokën arë, shtetases Majlinda Çuko (Kajolli). Të gjithë veprimet nga vendimet e Agjencisë së Kthimit të Pronave dhe deri tek aktet e dhurimit në favor të Majlinda Çuko, janë kryer në një afat të shkurtër, disa-mujor, në vitin 2010.
Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se, edhe për pronat e siguruara në bazë të kontratës së shit-blerjes, familjarët Kajolli nuk kanë pasur të ardhura të ligjshme, të cilat mund të justifikonin blerjen e aseteve. Kompanitë private, të regjistruara në emër të familjarëve Kajolli, kanë siguruar fitime minimale, të cilat nuk plotësojnë vlerën e aseteve të blera.
Në përfundim të hetimit pasuror, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga gjykata konfiskimin e pasurive, të renditura në mënyrë të detajuar, si më poshtë:
Pasuri të paluajtshme
Truall me sipërfaqe 4500 m2, ndërtesë 1686 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), blerë 900.000 lekë
Pjesa e pasurise qe i perket Majlinda Cuko, (Majlinda Cuko nga kjo pasuri zoteron 364.000 m2), blerë 60 milionë lekë
Pyll me sipërfaqe 221.670 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.
Pyll me sipërfaqe 30.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.
Pyll me sipërfaqe 16.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.
Tokë pa frut me sipërfaqe 8600 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli) dhuruar.
Tokë pa frut me sipërfaqe 24.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.
Tokë pa frut me sipërfaqe 14.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.
Tokë pa frut me sipërfaqe 24.000 m2, në emër të Majlinda Çuko (Kajolli), dhuruar.
Tokë pa frut me sipërfaqe 89.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.
Tokë pa frut me sipërfaqe 12.500 m2, në emër të Majlinda Cuko(Kajolli), dhuruar.
Tokë arë me sipërfaqe 9000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.
Tokë pa frut me sipërfaqe 4500 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.
Pyll me sipërfaqe 207.700 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.
Arë me sipërfaqe 72.200 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.
Arë me sipërfaqe 54.200 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.
Tokë arë me sipërfaqe 3.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.
Tokë pyll me sipërfaqe 90.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.
Tokë pyll me sipërfaqe 11.440 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.
Tokë pa frut me sipërfaqe 11.440 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.
Tokë pa frut me sipërfaqe 1.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.
Tokë inproduktive me sipërfaqe 840.000 m2, në emër të Majlinda Cuko (Kajolli), dhuruar.
Toke pa frut me siperfaqe 67000 m2 ne pronesi te Majlinda Minella Cuko (Kajolli), dhuruar.
Pasuri të luajtshme
Shoqeria “Citadella”k, me NIPT K42611404J, e rregjistruar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane me nr.30975 vendimi, dat 10.02.2004, kapitali 100.000.
Shoqeria “ABA 2011” sh.p.k,me NIPT L12526403C, e rregjistruar ne QKR, kapital 100.000.
Pjesen qe i takon shtetasit Florim Kajolli ne shoqerine “INTERNATIONAL PARKING 2011” sh.pk, me NIPT L13222401F, e rregjistruar ne QKR.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...