Ish-pjesëtari i Navy Seal përshkruan momentin kur qëlloi dy herë mbi Bin Ladenin – në detaje!
Autori: Gazeta inFokus
14:45 | 02 Maj 2017
Ish pjesëtari i US Navy Seal që vrau Osama bin Ladenin e ka përshkruar momentin kur ai pretendon se ka qëlluar mbi kreun e al-Kaidës.
Robert O’Neill, i cili pretendon se ka qëlluar plumbat fatale, për herë të parë ka publikuar një përmbledhje të detajuar të misionit që çoi në vrasjen e organizatorit të 11 shtatorit, në Abbottabad, Pakistan, në maj 2011.
Në një ekstrakt dramatik nga libri i tij i ri, Operatori, botuar në Daily Mirror, ish pjesëtari i Navy Seal përshkruan momentin kur qëlloi dy herë mbi Bin Ladenin dhe “i hapi kokën”.
“U ktheva në të djathtë dhe pashë në dhomën ngjitur”, shkruan ai. “Osama bin Ladeni qëndronte pranë hyrjes në këmbët e shtratit, më i gjatë dhe më i hollë se sa e prisja, me mjekrën më të shkurtër dhe flokët më të bardhë.
“Ai kishte një grua para tij, me duart mbi shpatullat e saj. Në më pak se një sekondë, unë shënjestrova mbi supet e djathtë të gruas dhe tërhoqa këmbëzën dy herë. Koka e Bin Ladenit u hap dhe ai u shemb. E qëllova edhe me një plumb në kokë. Për siguri”.
O’Neill tregon gjithashtu momentet e tensionuara, ndërsa ekipi elitar i Navy Seal u ul jashtë banesës, në errësirë të plotë.
Një nga helikopterët që transportonin njësinë u detyrua të bënte një ulje duke u përplasur, dhe ekipi fillimisht nuk arriti të hynte në banesë.
“Brenda pak sekondash pasi kërcyem nga helikopteri, njëri prej nesh vendosi eksploziv c-6 në portën para nesh dhe e hodhi në erë”, shkruan ai. “Dera prej metali u hap si kuti konservash. Prapa saj kishte një mur me tulla. Ushtari tha: “Dështim. Kjo është gjë e keqe”.
“Jo, është gjë e mirë”, i thashë unë. “Ajo është derë e rreme. Do të thotë se ai është aty brenda”.
“Teksa hymë brenda nisa të vetëdijësohem. Ta hajë dreqi! Kjo është shtëpia e Bin Ladenit. Ndoshta nuk do të jetojmë, por kjo është historike dhe do ta shijoj”.
Ekipi i Navi Seals vazhdoi nëpër banesën me tre kate, duke tërhequr gratë dhe fëmijët që ndeshnin. Më vonë doli se katër gratë dhe 17 fëmijët e bin Ladenit ndodheshin aty.
O’Neill përshkruan edhe ankthet e ushtarëve që kryenin sulmin. Në një moment, një ushtar qëlloi një grua që ai tha se kërceu përpara një burri, kundër të cilit po qëllonte. “A do të kem telashe?”, pyeti ushtari mikun e tij.
O’Neill shkruan se, pasi qëlloi plumbat që vranë Bin Ladenin, ai u mpi fare nga mendja, deri kur një prej kolegëve, pasi hyri në dhomë, u kthye nga ai dhe i tha: “Ti sapo vrave Bin Ladenin”. /The Independent – bota.al

T� tjera
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...

































