Hoyt Yee nuk vjen në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 02 May 2017
Zëvendësndihmësi i Sekretarit Amerikan, Hoyt Yee, i cili ka qëndruar dy ditët e fundit në Shkup, sipas të gjitha gjasave, nuk do të vijë në Prishtinë. Ardhjen e tij e kishte paralajmëruar në një komunikatë për media kryeparlamentari Veseli pas një bisede telefonike që kishte pasur me të rreth dy javë më parë.
Por, si duket vizita e tij në Kosovë nuk do të realizohet. Yee kishte vizituar Kosovën në fund të muajit mars. Ndërkohë që kishte zhvilluar edhe dy telefonata, një me Veselin dhe një tjetër me Mustafën duke u kërkuar që ta miratojnë Demarkacionin.
Në Ambasadën Amerikane, të martën, i kanë thënë Gazetës Express se nuk kanë informacione. Michelle Schohn, zyrtare për Marrëdhënie me publikun në Ambasadën e SHBA-së, ka thënë se nuk është në dijeni për vizitën e Yee.
“Unë nuk kam ndonjë informatë se ai do të vizitojë Kosovën”, ka thënë Schohn.
Ndërkohë, shefja e kabinetit të kryeministrit Mustafa, Vlora Dumoshi ka deklaruar për Express se zyrtarisht Qeveria e Kosovës nuk ka marrë ndonjë informacion për vizitën e diplomatit amerikan në Kosovë.
“Nuk kemi asgjë zyrtare rreth kësaj çështjeje. Zakonisht dhjetë ditë më herët ne njoftohemi për vizita të tilla. As nga ambasada e SHBA’ve nuk kemi ndonjë ftesë apo informacion”, ka thënë Dumoshi.
Diplomati amerikan gjatë dy ditëve të fundit ka qëndruar në Shkup ku është takuar me krerët e shteti si dhe pjesëtarë të partive opozitare. /GazetaExpress/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...