Lajme

Një i vdekur dhe 29 të lënduar në aksidentet në Shkup për fundjavën e zgjatur

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 02 May 2017

Gjatë katër ditëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup, policia ka kryer ekspertizë në 37 aksidente në të cilat një person e humbi jetën, ndërsa 29 janë lënduar.

Nga MPB informojnë se të premten kanë ndodhur 12 aksidente prej të cilave gjashtë janë me pasojë dëme materiale, katër me lëndime trupore në të cilat lehtë janë lënduar 11 persona, ndërsa në dy aksidente dy persona janë lënduar rëndë.

Të shtunën kanë ndodhur 11 aksidente. Prej tyre tetë janë me pasojë dëme materiale, dy me pasoja lëndime trupore në të cilat më lehtë janë lënduar shtatë persona. Ka ndodhur edhe një aksident në të cilin një person – vozitësi i automjetit u është nënshtruar lëndimeve.

-Advertisement-

Të dielën është bërë ekspertizë në gjithsej tre aksidente, prej të cilave njëra është me pasojë dëm material, një është me lëndime trupore në të cilat lëndime të lehta kanë marrë dy persona dhe një është me lëndime të rënda trupore të cilat i ka marrë një bashkëudhëtar.

Dje kanë ndodhur 11 aksidente prej të cilave katër janë me dëm material, pesë janë me pasojë lëndime trupore në të cilat lëndime të lehta kanë marrë tetë persona. Kanë ndodhur dy aksidente me pasoja lëndime të rënda trupore në të cilat janë lënduar rëndë një vozitës i automjetit dhe një bashkëudhëtar, ndërsa janë lënduar katër persona.

Policia ka ndërmarrë masa ndaj nëntë shoferëve të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, ndaj tre shoferëve të cilët kanë kaluar në semafor të kuq, 11 i kanë drejtuar automjetet e tyre pas skadimit të patentë shoferit ose pa patentë shoferi, ndërsa 58 nuk janë parkuar sipas rregullave.

Me ndihmën e automjetit special janë mënjanuar 68 automjete.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera