Lajme

Vuçiq për zgjedhjen e Xhaferit: Serbia nuk përzihet

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 02 May 2017

Kryeministri dhe presidenti i sapozgjedhur serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia nuk do të ndërhyjë në marrëdhëniet e brendshme në Maqedoni.

Ai gjithashtu tha se është e rëndësishme që gjendja të mbahet e qetë dhe që të njëjtën gjë ka kërkuar edhe nga të gjithë akterët, për shkak se sipas tij stabiliteti i Ballkanit është më i rëndësishëm.

Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me ngjarjet në Maqedoni dhe nëse Serbia e njeh përzgjedhjen e Talat Xhaferit në krye të Kuvendit, ai tha se në dorën e tij është të marrë kujdesin e Serbisë dhe se është e rëndësishme paqja dhe stabiliteti, e jo të ndizet situata e brendshme politike, transmeton Indeksonline.

-Advertisement-

Ai vuri në dukje se Maqedonia votoi për futjen e Kosovës në UNESCO, dhe njohu Kosovën, por nënvizoi se pavarësisht kësaj të gjithë duan një jetë miqësore dhe të respektueshme. Sipas tij Serbia është e papërzier në këtë çështje dhe se do të donte të gjitha të mirat e negociatave amerikane dhe evropiane në Maqedoni./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera