Muaji i ‘divorcit’
Autori: Gazeta inFokus
08:05 | 02 May 2017
Gjatë këtij muaji partnerët e koalicionit (PDK-LDK) pritet t’i sqarojnë të gjitha dilemat nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme apo do të vazhdojnë të bashkëqeverisin deri në qershor të vitit tjetër. Megjithatë opsioni i zgjedhjeve të parakohshme po shihet si më i mundshëm, shkruran sot, gazeta Zeri
Muaji maj pritet të jetë vendimtar për dy partnerët e koalicionit qeverisës (PDK-LDK) që të vendosin për zgjedhje të parakohshme apo ta çojnë deri në fund mandatin, përkatësisht deri në qershor 2018.
Megjithatë opsioni i zgjedhjeve të parakohshme nga analistët po shihet si më i mundur, duke i marrë parasysh përplasjet mes partnerëve në koalicion si dhe dështimin e miratimit në Kuvend të Demarkacionit me Malin e Zi si njëri nga dy kushtet e BE-së për liberalizim të vizave.
Në anën tjetër këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka thënë për “Zërin” se koalicioni nuk ka probleme rreth funksionimit.
“Koalicioni qeverisës nuk ka probleme serioze funksionimi dhe si i tillë do të duhej ta përfundonte mandatin vitin e ardhshëm”, ka deklaruar ai për “Zërin”.
Megjithatë, Gecaj ka thënë se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por vetëm nëse për një gjë të tillë, siç thotë ai, bien dakord dy partitë më të mëdha në vend.
“Se a do të shkojë Kosova në zgjedhje të parakohshme a jo e kam thënë tani e disa herë, varet plotësisht nga LDK-ja dhe PDK-ja.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































