Trump flet për Korenë e Veriut
Autori: Gazeta inFokus
17:03 | 01 May 2017
Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se ai “nuk do të ishte i kënaqur” nëse Koreja e Veriut do të kryente një provë tjetër bërthamore.
Komentet e tij pasojnë provën me raketë me rreze të mesme veprimi të Phenianit javën e kaluar.
Gjatë një një interviste të transmetuar të dielën në emisionin “Face the Nation” të kanalit televiziv CBS, presidenti tha se as ai dhe as presidenti kinez Xi Jinping nuk do të ishin të kënaqur nëse udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un do të bënte një provë të gjashtë bërthamore. Por presidenti Trump kundërshtoi idenë se Kina, aleati më i afërt i Koresë së Veriut, po shfrytëzon krizën për ta vënë atë në provë. ((34))
“Kurrë nuk mund të jeni i sigurt për një gjë të tillë, apo jo? Por unë kam ndërtuar një marrëdhënie shumë të mirë (me udhëheqësin kinez), nuk mendoj se ata duan të shohin një Kore të Veriut të destabilizuar. Ata sigurisht që nuk duan të shohin një fqinj të tyre me armë bërthamore. Kjo nuk u ka pëlqyer atyre për një kohë të gjatë, por do të shohim se ç’do të ndodhë”.
Koreja e Veriut, e cila po përpiqet të zhvillojë një raketë me rreze të gjatë veprimi që mund të godasë Shtetet e Bashkuara, 9,000 kilometra larg brigjeve të Gadishullit Korean, zhvilloi një provë të re raketore të shtunën. Koreja e Jugut tha se edhe kjo provë e Phenianit dështoi.
Prova me raketë erdhi vetëm disa orë pasi Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson paralajmëroi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për “pasoja katastrofike” në qoftë se bashkësia ndërkombëtare dhe sidomos Kina nuk ushtrojnë trysni mbi Korenë e Veriut që ajo t’u japë fund programeve të saj për armët bërthamore.
Presidenti Trump e përshkroi udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un si “njeri goxha i zgjuar”, por tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund ta lejojnë Korenë e Veriut të prodhojë armë bërthamore dhe fajësoi administratat e mëparshme amerikane për mostrajtimin e ambicieve ushtarake të Phenianit. /VOA/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































