Lajme

Vdes njeriu që ka jetuar më se gjati në botë

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 01 May 2017

Indoneziani i cili kishte pohuar se ishte 146-vjeçar – njeriu më i vjetër i gjallë ndonjëherë – ka vdekur në fshatin e vet në ishullin qendror, Java.

Sipas dokumenteve të tij, Sodimejdo, i njohur edhe si Mbah Ghoto (gjyshi Ghoto), ishte lindur në dhjetor të vitit 1870, transmeton Express.

Por, Indonezia ka filluar regjistrimin e lindjeve vetëm në vitin 1900 – ndërsa para kësaj kohe janë bërë gabime në regjistrimet e lindjeve.

-Advertisement-

Megjithatë, zyrtarët në Indonezi kanë thënë për BBC se dokumentet e tij janë të vlefshme, bazuar në dokumentet që ai kishte ofruar dhe intervistat që kishte dhënë.

Më 12 prill ai u shtrua në spital për shkak të shëndetit të përkeqësuar. Pas gjashtë ditëve, ai kishte insistuar që të dilte nga spitali për t’u rikthyer në shtëpi.

“Qëkur u kthye nga spitali, ai ka ngrënë vetëm qull me lugë dhe ka pirë shumë pak,” ka thënë për BBC nipi i tij Suyanto.

“Kjo zgjati vetëm ca ditë. Nga ai moment deri në vdekjen e tij, ai refuzoi të hante apo pinte,” ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera