8 vjet burg për çiftin kosovar që përvetësoi 900 mijë franga nga sigurimi
Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 01 May 2017
Ajo që ka ngjallur më tepër interes për këtë proces gjyqësor është rrethana se filmimet me kamera të fshehta të bëra nga detektivët socialë konsiderohen problematike nëse përdoren si dëshmi
Fakti se përdorimi i filmimeve nga përgjimi i të dyshuarve për abuzim me ndihmat sociale është çështje e ndjeshme, nuk e ka penguar Gjykatën e Qarkut në Baden (Aargau) për të dënuar çiftin shqiptar të Kosovës.
Burri 56 vjeçar (X.A.) është dënuar me 4 vjet e gjysmë burg ndërsa gruaja me 3 vjet e gjysmë, shkruan aargauerzeitung.ch. Kjo pasi që është konstatuar se burri për 16 vite e ka mashtruar sigurimin, duke marrë rreth 900 mijë franga në emër të pensionit të invaliditetit ndërsa gruaja e ka ndihmuar në simulimin e invaliditetit.
Ajo që ka ngjallur më tepër interes për këtë proces gjyqësor (për të cilin ka shkruar edhe albinfo.ch) është rrethana se filmimet me kamera të fshehta të bëra nga detektivët socialë konsiderohen problematike nëse përdoren si dëshmi. Vitin e kaluar Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strassburg e kishte zmbrapsur një dënim të një rasti të ngjashëm që kishte shqiptuar një gjykatë zvicerane, mbështetur në dëshmitë nga xhirimet e fshehta.
Sidoqoftë, çifti shqiptar ka marrë një dënim relativisht të rëndë.
Kosovari ga komuna Wettingen e kantonit Aargau, kishte pësuar në një aksident me kamionin e tij. Nga viti 1996 ai merr pension të invaliditetit mbi këtë bazë, transmeton albinfo.ch.
Pa ndihmën e dikujt ai nuk mundet as të vishet, kishte thënë personi në fjalë duke arsyetuar invaliditetin e tij. Po kështu ai ankohej për dhembje të përhershme të kokës, shpinës dhe këmbëve.
Por, pasi sigurimi i tij dyshonte në invaliditetin e ish shoferit të kamionit, angazhon detektivë privat për ta përgjuar. Dhe ata sollën dëshmi interesante. Përkundër faktit se ai kishte theksuar se prej 20 vitesh nuk mundte të ecte me makine, ata e kishin filmuar në timon. Ata, nga vëzhgimet e tyre kishin konstatuar po ashtu se kosovari nuk kishte probleme as në kryerjen e punëve të tjera të përditshme.
Televizioni regjional “Tele M1” ka biseduar me të birin e 56 vjeçarit, përcjell albinfo.ch. Ai thotë se babai i tij nganjëherë bëhet më mirë dhe kamioni është një lloj terapie.
Ndërkaq, para gjykatës duhet të përgjigjet edhe bashkëshortja e tij, transmeton albinfo.ch Ajo akuzohet se “e ka mbuluar” gjatë gjithë kohës, që ai të mund të përfitonte nga pensioni. Por, avokati që e përfaqëson gruan, është i sigurt se i shoqi i saj është invalid. “Në raportet e hershme mjekësore është konstatuar kështu, thotë ai.
Ndërkohë që X.A. gjatë procesit gjyqësor ka pasur qëndrim apatik, gruaja e tij ka shpërthyer në lot. Nuk ka mundësi që burri i saj të ketë simuluar prej 21 vitesh, thotë ajo, transmeton albinfo.ch. Fundja është vetë ajo që është përkujdesur për të gjatë gjithë kësaj kohe dhe dy fëmijët kanë vuajtur nga kjo gjendje.
Mirëpo gjyqtarët kanë qenë të bindur se ai ka simuluar gjatë gjithë kohës. Kështu ata e kanë dënuar burrin për mashtrim me 4 vjet e gjysmë burg dhe gruan me 3 vjet e gjysmë.
Të tjera
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...