Lajme

Kërkohej nga Maqedonia për mashtrim, shtetasi turk arrestohet në Morinë

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 01 May 2017

Arrestohet në pikën kufitare të Morinës në Kukës një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga ka rënë Deniz Gun, 37 vjeç, lindur në Turqi, dhe banues në Prishtinë.

“Më datë 30.04.2017, specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë arrestimin provizor me qëllim esktradimi të shtetasit turk. Ky shtetas u kap në hyrje të PKK Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoj “shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, nga Organet  e Drejtësisë Maqedonase” informon policia.  Sipas bluve, autoritetet gjyqësore maqedonase, me vendim nr.k.br.846/13, datë 20.01.2014, e  kanë  dënuar me 2 vjet burg,  për kryerjen e veprës penale “Mashtrim ndaj detyrimeve të shtetit, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal Maqedonas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera