Lajme

Gecaj: Shpresoj që deputetët e LDK’së s’do të bien preh e lojërave të opozitës

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 29 April 2017

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa ka vazhduar të kritikojë partitë opozitare lidhur më qëndrimin e tyre për Demarkacionin me Malin e Zi. Gecaj ka sa shkruar se shpreson që deputetët e LDK’së të mos bien preh e lojërave të opozitës.

Gecaj në një postim në Facebook i ka reaguar deklaratës së deputetes së VV-së, Donika Kadaj –Bujupi, që sipas tij, Kadaj-Bujupi ka thënë se “Në momentin që e sjellin demarkacionin, ata bëjnë kompromise me Listën Serbe dhe në këtë formë e sjellin edhe Serbinë në Kosovë”, ka akuzuar partitë opozitare se kanë qenë ato që kanë keqpërdorë ndjenjat nacionale.

“Arma e vetme e opozitës që nga fillimi i këtij mandati ka qenë keqpërdorimi flagrant i ndjenjave nacionale, dhe atë në mënyrën më primitive dhe më të pasinqertë të mundshme. Të shpresojmë dhe besojmë se deputetët e pozitës, posaçërisht bashkëpartiakët e mi, nuk do të bijën pre e këtyre lojërave sa të ndyra aq edhe të pandershme”, ka shkruar Gecaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera