E dyshuara provon t’i ikë Policisë gjatë intervistimit, hidhet nga kati i tretë i stacionit në Prizren
Autori: Gazeta inFokus
14:53 | 28 April 2017
Dy ditë më parë është raportuar për shantazhimin e një vajze në Prizren, e cila përmes disa fotografive dhe video-incizimeve kishte shantazhuar viktimën, duke i marrë asaj para të gatshme mbi tri herë. Por e gjithë kjo nuk përfundoi me keq.
Indeksonline ka mësuar se e dyshimta e këtij rasti në kohën kur ishte duke dhënë intërvistë në Polici në një nga stacionet në Prizren, ka tentuar vetëvrasjen.
“Kemi pasur një rast që ka tentuar të ikë. Rasti ka të bëjë me një shantazh një femër e ka shantazhuar një tjetër duke i kërkuar shuma të konsiderueshme të parash për të mos publikuar disa video-incizime komprometuese për viktimën ku i ka marrë dy-tri herë para s’ka arrit më t’i japë pare dhe më pas ka paraqitur rastin në Polici”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha për Indeksonline.
Gjithashtu Berisha ka shtuar se e dyshuara S.LL, gjatë intervistimit të saj në stacionin policor ka tentuar që të ik, duke dalur nga dritarja e zyrës që sipas burimeve të Indeksonline, gjendej në katin e tretë.
“Policia në bashkëpunim me prokurorinë dhe gjykatën ka rritur të identifikojë dhe ta kapë në flagrancë të dyshuarën duke i marrë paratë nga viktima dhe pas arritjes së të dyshuarës në Drejtorin Rajonale të Policisë gjatë intervistimit, ka arritur në një moment të caktuar të hapë dritaren dhe të provoje që të arratiset nga policia ku për fat të keq është lënduar dhe me autoambulancën e policisë është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, ka shtuar Berisha.
Gjithashtu duke u referuar në burime të Indeksonline, viktima e këtij rasti është në gjendje të rëndë shëndetësore.

T� tjera
-
“Nuk do të përfundojë këtu”, paralajmërohen arrestime tjera në rastin e vrasjes së Arlindës
Hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë ...
-
Specialja i reklamon kushtet që i “gëzojnë” krerët e UÇK’së të dënuar në Hagë
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka re...
-
Prokuroria e konfirmon ndalimin e katër personave për vrasjen e Arlinda Zekajt: Dy dyshohen për vrasje, dy tjerë dyshohen se ndihmuan
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin edhe të katër pers...
-
Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do ta apelojë ven...
-
Zbulohen katër emrat e të arrestuarve të tjerë në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt
Ish vjehrra Nurije Sylaj dhe Driton Sylaj, ish-kunati i të ndjerës Arlinda Ze...
-
Nën përcjelljen e Njësisë Speciale, Jeton Sylaj dërgohet në Gjykatën e Pejës
Ish-burri i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, para pak minutash është dërguar në G...
-
Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret sistemin e pagesave të shpejta TIPS-K
Oda Ekonomike e Kosovës ka mirëpritur fillimin e zbatimit gradual të Sistemit...
-
Vita kundërshton rezultatet e AUV-it: Analizat në Bullgari tregojnë se aflatoksina në qumësht është nën kufirin e lejuar
Qumështorja “Vita” ka reaguar lidhur me rezultatet e publikuara nga Agjencia ...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, arrestohen vjehrra dhe kunati nën dyshimin për shtytje në vrasje!
Zhvillime të fuqishme në hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Në mes...
-
Abdixhiku: Ju kam thënë, mos i dëgjoni sulmet ndaj LDK-së dhe deklaratat për vrasjet politike nuk ndalen
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ...
-
OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vra*në nga partnerët ose familjarët më 2025
Rreth 47 mijë gra dhe vajza në mbarë botën u vranë nga partnerët e tyre ose a...
-
Forcohen lidhjet ushtarake mes Kosovës dhe Shqipërisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim J...
































