Lajme

Basha-Ramës: S’do lejojmë të marrësh peng demokracinë

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 28 April 2017

Mazhoranca qeverisëse ka vendosur të zgjedhë Presidentin e ri të Republikës nga radhët e saj, pa përfshirjen e opozitës.

Kryetari i PD Lulzim Basha, i ka drejtuar një thirrje, kryeministrit Edi Rama, nga çadra e protestës duke i thënë se PD nuk do të lejojë që ta marrë demokracinë peng.

“Dua t’i them fare qartë Edi Ramës se në asnjë mënyrë, në asnjë formë, në asnjë moment, nuk do të lejojmë të marrësh peng demokracinë shqiptare dhe të drejtën për zgjedhje të lira dhe të ndershme!

-Advertisement-

Ora e përballjes po afron!

Shqiptarët janë të bashkuar nga ora në orë dhe ky bashkim është forca e vetme paqesore që do të ndalë kmomplotin ekonomik ndaj shqiptarëve.

Zoti është me të drejtën, me shqiptarët, – theksoi Basha, – fitorja po afron!” /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera