Lajme

Kriza në Maqedoni, Athina ofron ndërmjetësim

Autori: Gazeta inFokus 08:55 | 28 April 2017

Ngjarjet e një nate më parë në Parlamentin e Maqedonisë kanë shqetësuar së tepërmi Athinën zyrtare.

Athina ka harruar çështjen e emrit dhe veç thirrjes për vetpërmbajtje, ofrohet si ndërmjetëse mes palëve për të ulur tensionin, por edhe për ruajtjen e integritetit teritorial të fqinjit të saj verior. Nëpërmjet një komunikate të bërë gjatë orëve të natës, autoritetet greke shprehin shqetësimin e tyre lidhur me aktet e dhunës në Parlamentit e Shkupit, por edhe më gjerë në vend.

“Me keqardhje po vëmë re se Maqedonia po rrëshket në një krizë të thellë dhe tepër të rëndë politike. Në këto momente të vështira për vendin, u bëjmë thirrje të gjitha forcave të përfshira në krizë që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të respektojnë vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, shkruhet në komunikatë.

-Advertisement-

Athina, ndërsa thekson se nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve të tjera, është e gatshme në çdo moment që do t’i kërkohet, të ndërmjetësojë dhe ndihmojë në zgjidhjen e situatës politike në vend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera