OVL e UÇK-së kërcënon me jetë dramaturgun kosovar Jeton Neziraj
Autori: Gazeta inFokus
15:33 | 27 April 2017
Nesër, më 28 prill 2017, është paraparë të jepet shfaqja ‘Bordel Balkan’, me regji të regjisorit të njohur serb Andras Urban dhe tekst të dramaturgut kosovar Jeton Neziraj. Deri këtu, gjithçka normale.
Mirëpo, këtë lajm nuk e ka konsideruar të zakonshëm Organizata e Veteranëve të Luftës, e cila ka bërë sot veprim aspak normal. Drejtuesit e kësaj organizate e kanë kërcënuar edhe me jetë dramaturgun Neziraj, me pretendimin se teksti i shfaqjes është denigrues për UÇK-në. Bile, i kanë kërkuar publikut ta bojkotojë shfaqjen dhe, për më tepër, kanë kërcënuar se do të bëjnë çmos për ta penguar vënien e saj në skenë.
Kjo është deklarata e dramaturgut Jeton Neziraj për Express:
Një grup i tyre prej 7 a 8 sosh nga kjo shoqatë ishin sot në Teatrin Kombëtar dhe nën kërcënime e fyerje e bënë të qartë se nesër do ta pengojnë mbajtjen e premierës.
Ata, ndër të tjera, më kërcënuan edhe me jetë.
Por unë dëshiroj ta ftoj publikun nesër në premierë që ta përcjellë shfaqjen dhe t’i bëhet mburojë shfaqjes – dhe kjo do të duhej të ishte betejë e të gjithë neve dhe e atyre që dëshirojnë që, në këtë vend, liria krijuese, liria e shprehjes të jenë mbi kërcënimet dhe mbi shantazhet e thirrjet për vrasje.
Ndërsa këtu më poshtë mund ta lexoni reagimin e OVL të UÇK-së:
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, reagon ndaj shfaqjes “Bordel Balkan” të autorit Jeton Neziraj, e me regjisor nga Serbia, e cila nesër më 28 prill 2017 në ora 20:00, është paralajmëruar që të shfaqet në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.
Ky reagim vjen si rezultat i informacioneve që kemi Ne, se shfaqja është denigruese për Luftën e UÇK-së, dhe bastardohen vlerat tona kombëtare, por edhe si rezultat që kishim sot një takim me autorin e të aushtuquajturës shfaqje, i cili edhe pas kërkesës sonë, nuk na tregoj skenarin.
Me keqardhje për publikun, Ju bëjmë thirrje që mos të merrni pjesë në këtë shfaqje përqeshëse për vlerat tona kombëtare, sepse ne nesër si veteran të luftës së UÇK-së, do ta pengojmë për t’u shfaqur.


T� tjera
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...



































