Lajme

Sheshel: Arrestimi i Haradinajt u bë që ai të marrë sa më shumë mbështetje para zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 27 April 2017

Kryetari i SRS-së, Vojislav Sheshel ka thënë se nuk është i befasuar me vendimin e gjykatës franceze për lirimin e Ramush Haradinajt.

Sipas tij është ditur nga fillimi se kjo ishte vetëm lojë me shtetin serb dhe që në anën tjetër Haradinaj të ketë mundësinë për marrje të mbështetjes sa më të madhe nga shqiptarët para zgjedhjeve.

“Ky ishte kuptimi i arrestimit të tij. Në asnjë moment nuk ka pasur asnjë mundësi për ofrimin e së vërtetës”, ka thënë Sheshel, transmeton Indeksonline.

-Advertisement-

Ai tha se ky është një nga paralajmërimet e fundit për autoritetet në Beograd që duhet shqyrtuar politikën e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian pasi sipas tij Serbia nuk ka as miq as bashkëpunëtorët të ndershëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera