Lajme

Nisin përgatitjet për pritjen e Ramush Haradinajt në vendlindje (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 27 April 2017

Sot në mëngjes Gjykata e Colmarit liroi ish-kryeministrin dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj nga të gjitha akuzat, me të  cilat e ngarkoi Serbia.

Lirimit të tij iu gëzuan të gjithë qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët kudo që janë, por jo edhe serbët, të cilët reaguan menjëherë ndaj këtij vendimi, shkruan Indeksonline.

E Haradinajt pasi iu kumtua lajmi për lirim nga gjykata, njoftoi se sonte menjëherë do të kthehet në KosovË.

-Advertisement-

Për të tashmë janë nisur përgatitjet në mënyrë që të pritet sa më mirë në Kosovë, pasi qëndroi për më shumë se 3 muaj e gjysmë në Francë.

Në sheshin “Zahir Pajaziti” nga ku Ramush Haradinaj do t’iu drejtohet qytetarëve posa të kthehet në Kosovë, ka nisur të vendoset bina ku ai do të mbaj fjalimin.

Është paralajmëruar që i pari i AAK-së të arrij në Kosovë në ora 19:40. /Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera