Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë përshëndet lirimin e Haradinajt
Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 27 April 2017
Vendimi për lirimin e Ramush Haradinajt është përshëndetur dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Në një njoftim për media thuhet se MPJ mirëpret vendimin e Gjykatës së Colmarit në Francë, për lirimin e Haradinaj, duke e çliruar atë nga të gjitha akuzat e paraqitura nga autoritetet e Serbisë.
Ministri Bushati e përshëndeti vendimin e gjykatës franceze dhe përcolli urimet vëllazërore për të gjithë popullin e Kosovës duke u shprehur se: “Drejtësia vonon, por nuk harron! Mirë se të vish në atdhe Ramush Haradinaj!”.
“MPJ e konsideron vendimin si një fitore të të vertetës dhe të drejtësisë ndaj akuzave krejt të pabaza dhe të motivuara politikisht, të cilat, që në krye të herës kane synuar të përbaltin një autoritet politik e publik, të destabilizojnë shtetin e Kosovës, dhe të barazojnë përpjekjet e popullit të Kosovës dhe të UÇK-së për liri e mëvetesi me krimet monstruoze të regjimit të Millosheviçit”, thuhet në njoftim, shkruan Ora News.
“MPJ përserit qëndrimin e saj se Serbia duhet të heqë dorë nga përdorimi i urdhër-arresteve si formë presioni ndaj Kosovës. Po ashtu MPJ beson se avancimi i rajonit në proceset euroatlantike ka në themel forcimin e bashkëpunimit dhe politikën e fqinjësisë së mire, për çka Shqipëria ka qënë dhe mbetet tërësisht e angazhuar. Kosova shtet është një realitet i patjetërsueshëm. Marrëdhëniet vllazërore midis Shqipërisë dhe Kosovës, janë stabilizuese për rajonin dhe orientuese për të ardhmen tonë të përbashkët Europiane” mbyll njoftimin ministria e Jashtme.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...