Lajme

AAK: Prej orës 19 pritje madhështore për Ramush Haradinajn

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 27 April 2017

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot feston nga ora 19:00 për lirimin e liderit të tyre, Ramush Haradinaj.

“Vendimi i sotëm për lënjën të lirë të Ramush Haradinajt, është një vendim lehtësues jo vetëm për Ramush Haradinajn dhe familjen e Partinë e tij, por është një vendim lehtësues për gjithë popullin e Kosovës” thuhet në komunikatë.

Ndalja e tij në Francë për gati 4 muaj, ka qenë krejt e panevojshme dhe një përpjekje e hapur e Serbisë, që duke e vënë në lajthitje edhe Francën, ta destabilizojë Kosovën.

-Advertisement-

“Drejtësi edhe mund të vonjë, por ajo s’mund të mos vihet në vendin e saj, sic ndodhi sot me Ramush Haradinajn. Zoti Haradinaj sot kthehet në Kosovë dhe atij prej orës 19 do t’i organizohet një pritje madhështore në Sheshin Zahir Pajaziti, ku Ramush Haradinaj do t’i drejtohet qytetarëve të tubuar” përfundon komunikata e tyre./Indeksonline

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera