Gaxherri thotë se PDK është lodhur, nuk ka më fuqi për qeverisje
Autori: Gazeta inFokus
20:31 | 26 April 2017
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk ka fuqi dhe vullnet të shkojë deri të fund të mandatit të qeverisë. PDK-ja ka filluar t’i bashkohet satelitëve të saj dhe të kërkojë zgjedhje. Kështu i ka komentuar zërat e zyrtarëve të PDK-së të cilët kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme, deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri.
Gaxherri për Gazetën Monitor ka thënë se partneri i koalicionit PDK-ja, nuk ka forcë më të vazhdoj më tutje në sfidat e Qeverisë. Sipas saj, është LDK-ja e cila e ka vullnetin e plotë që ta qoj mandatin deri në fund.
Ajo poashtu thotë se partneri i koalicionit duhet të jetë më i përgjegjshëm.
“Kohën e fundit koordinatori i satelitëve të saj PDK, ka filluar të ju bashkohet satelitëve të vet dhe po kërkon zgjedhje. Tek e fundit PDK nuk ka pasur fuqi as vullnet që të shkojë deri në fund të mandatit asnjëherë. Mbetet LDK-ja partia e vetme, e cila përkundër të gjitha sfidave, i del përballë përgjegjësisë dhe marrëveshjes që mandatin ta përfundojë në afatin kushtetues. Sepse demokracia dhe shteti zhvillohet kur ne jemi të përgjegjshëm për përgjegjësitë tona”, ka thënë Gaxherri.
Tutje deputetja Gaxherri thekson se Qeveria aktuale edhe pse përballë presioneve, qeverisja e saj dallon nga qeverisjet e tjera. Ajo ka vlerësuar poashtu se Qeveria e Isa Mustafës prej nga dita e parë e qeverisjes është përballur me kërkesën për zgjedhje të reja.
“ Qeveria aktuale nga dita e pare është përball me kërkesën për zgjedhje gjë që s’ka ndodh me asnjë Qeveri ne R. e Kosovës. Kjo Qeveri është përballë me presione e veprime të cilat askush nga ne s’ka mundur as të i imagjinoj por kjo Qeveri dallon nga të gjitha Qeveritë tjera e cila ka dëshmuar se ka forcë dhe vullnet që t’i përballoj edhe këtë formë të kundërshtimit dhe përveç kësaj, kjo Qeveri është Qeveria e me e mira, me e suksesshmja në Republikën e Kosovës”, ka thënë Gaxherri.
Ndër të tjera deputetja Gaxherri thekson se partneri qeverisës është lodhur dhe se zërat për zgjedhje janë për qëllime personale dhe jo për të mirën e vendit, shkruan Gazeta Monitor.
“Si duket partneri ynë është lodh apo i ka bërë hesapet si gjithmonë vetëm për qëllimet e tyre personale e jo për të mirën e shtetit dhe popullit. LDK-ja është gjithmonë e gatshme për më të mirën e vendit dhe gjithmonë e para”, ka thënë Gaxherri.
Ndryshe kërkesat për zgjedhje nga ana e pozitës, i ka mirëpritur edhe opozita për të cilët kanë deklaruar se janë të gatshëm për zgjedhjet e parakohshme.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































