Opozita kërcënon: Do ta kundërshtojmë demarkacionin me forcë
Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 26 April 2017
Përfaqësues të partive politike në opozitë kanë ‘kërcënuar’ me përdorim, siç thonë, ‘të të gjitha mjeteve’ në kundërshtim të marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Deklarimet pasuan përgjigjen e komisionarit të BE-së për çështje të brendshme dhe migracion, Dimitris Avramopoulos, pas takimit me kryeministrin Isa Mustafa, ‘që Kuvendi i Kosovës ta votojë sa më shpejtë marrëveshjen e Demarkacionit’.
Kryeministri Mustafa, në Bruksel ka shpalosur idenë e tij për një pezullim disa muajsh të kushtit të Demarkacionit për liberalizim të vizave.
Megjithkëtë, Qeveria e Kosovës nuk e ka bërë të qartë nëse do ta procedojë në Kuvend së shpejti projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, ndërkohë që opozita thotë se do ta kundërshtojë fuqishëm në çdo rast kur të jetë përpara ligjvënësve.
Shqipe Pantina, deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë se do të përdoren të gjitha metodat në mënyrë që të mos lejohet miratimi i marrëveshjes, siç thotë, të dëmshme për vendin.
Pantina tha se qeveria nuk ka ndryshuar në qëndrimet e saj për ketë çështje dhe as opozita nuk ka arsye për ndryshuar rreth kësaj çështjeje.
“Prandaj nuk ka arsye të ketë ndryshime edhe në qëndrimin tonë karshi kësaj marrëveshjeje. Ende nuk i kemi diskutuar detajet, por kundërshtimi ynë do të jetë po aq i fuqishëm siç ka qenë deri më tani sepse ne nuk mendojmë dhe nuk besojmë se duhet të jepet territor për çfarëdo arsye që mund të jetë”, tha Pantina.
Deputetët e partive politike, si ata në pushtet edhe ata në opozitë, thonë se pa arritjen e një konsensusi mes subjekteve politike nuk mund të ketë sukses votimi i marrëveshjes në Kuvend.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, tha për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja për Demakracionin është e dëmshme dhe nuk duhet të miratohet në Kuvend.
“Në çfarëdo seance që të sillej marrëveshja [aktuale] për Demarkacionin, AAK-ja do të votojë kundër saj. Më e mira do të ishte që partitë politike të Kosovës të merreshin vesh që kjo marrëveshje të vijë në Kuvendin e Kosovës ,të mos aprovohet aty dhe të shkohet sa më parë në rinegocim të asaj marrëveshje”, tha Berisha.
Deputeti Berisha nga AAK, ka përjashtuar veprimet e dhunshme në Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar marrëveshjen aktuale të Demarkacionit me Malin e Zi.
“Metodat me gaz [lotsjellës] janë të panevojshme pasi edhe deputetët e tjerë të Kuvendit të Kosovës, por edhe mbarë popullata e Kosovës e ka të qartë se kjo marrëveshje për Demarkacion është e dëmshme, kështu që ato metodat e gazit në të gjitha forumet e partitë është vendosur që nuk do të përdoren. Më e mira është që përmes votës në Kuvend të votojmë kundër dhe marrëveshja të jetë e pazbatueshme”, tha Berisha.
Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, u nënshkrua në gusht të vitit 2015 në praninë ndërkombëtare, dhe ai u shndërrua në një kusht nga BE-ja për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Demarkacioni është kundërshtuar në Kuvendin e Kosovës nga partitë në opozitë të cilat kanë përdorur edhe gazin lotsjellës për të penguar një votim të tij.
Pas një debati të gjerë të organizuar në Kuvendin e Kosovës me përfaqësues të botës akademike dhe ekspertë të fushës, qeveria e tërhoqi një projektligj me arsyetimin e krijimit të kushteve për votimin e tij.
Projektligji nuk është rikthyer ende, sado që drejtues të dy partive në koalicionin qeveritar, thanë se Demarkacioni do të gjendet përpara Kuvendit brenda pak ditësh. Deklaratat u bënë pas bisedave telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së, Hoyt Yee. (REL)
Të tjera
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...