Jo në Serbi, Haradinaj mund të ekstradohet në Shqipëri
Autori: Gazeta inFokus
11:53 | 26 April 2017
Kreu i AAK-së pritet të dalë të enjten para gjykatës në Colmar, e ku do të vendoset lirimi apo ekstradimi i tij në Serbi.
Por, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishni i dha dje nënshtetësinë shqiptare, gjë e cila sipas pedagogut të së drejtës penale ndërkombëtare, Ismet Salihu, Shqipëria mund të kërkojë ekstradimin e tij.
“Në rastet kur dy-tri shtete kërkojnë një person për të njëjtën vepër, atëherë përparësi ka shteti shtetësinë e të cilit e ka personi. Nëse vjen deri te kjo, Shqipëria ka të drejtë ta kërkojë ekstradimin”, tha Salihu për “Radio Kosovën”.
Në këtë mënyrë, sipas profesorit Salihu, Serbia nuk ka gjasa ta ekstradojë Haradinajn.
“Mundësia e ekstradimit në Serbi është zero, për shkak se sipas konventave ndërkombëtare, pengesë kryesore është nëse ai shtet nuk garanton gjykim të drejt, të paanshëm, të pandikuar politikisht”, tha Salihu.
Salihu gjithashtu i quan absurde akuzat e Serbisë, për faktin se sipas tij, pretendimet e shtetit serb ndaj Haradinajt janë zero, me krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.
Nga ana tjetër, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ahmet Isufi pret që në këtë seancë do të merret vendimi përfundimtar për kthimin e Haradinajt në Kosovë. /albeu.com/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























