Me tinguj të pianos, studentët e Universitet të Prishtinës u prezantuan në “Chopin Piano Fest Prishtina”
Autori: Gazeta inFokus
15:15 | 25 April 2017
Denita Dedushaj nga Peja e cila ka filluar që të luajë në piano që kur ishte 10 vjeçare u shpreh e lumtur për mundësitë që po ua japin festivalet në Kosovë, që të jenë pjesë e tyre.
Edicioni i 8-të i festivalit “Chopin Piano Fest Prishtina” po vazhdon rrugëtimin e tij. Ky festival në natën e dhjetë të tij solli një Podium Pianistik para publikut, duke dëshmuar talentin që kanë pianistët e Universitetit të Prishtinës. Kështu tingujt e pianos në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare i solli fillimisht pianisti Selim Shabani.
Mbrëmja pastaj vazhdoi më performancën që sollën studentët e tjerë: Rreze Krasniqi, Adea Badivuku, Besiana Tishukaj, Arberesha Shehu, Denita Dedushaj, Yllka Shyti duke sjellë kështu interpretime të mrekullueshëm që në pjesën e parë.
Denita Dedushaj nga Peja e cila ka filluar që të luajë në piano që kur ishte 10 vjeçare u shpreh e lumtur për mundësitë që po ua japin festivalet në Kosovë, që të jenë pjesë e tyre.

“Është hera e dytë që po marrim pjesë në këtë festival në Podiumin Pianistik. Më vjen mirë që jam pjesë e gjithë këtyre që performuan sonte. Mendoj që të gjithë e kanë shpalosur shumë mirë punën e tyre. Është shume e rëndësishme të jesh pjesë e këtij festivali ku kanë marrë pjesë edhe pianistë të tjerë me famë botërore”, u shpreh Dedushaj për Kult Plus.
Pjesa e dytë e mbrëmjes vazhdoi me performancat e studentëve Elsa Mehmeti, Erita Qfleshi, Fjolla Sadiku, Gent Kumnova, Besart Shala të cilët sollën edhe stilet e tyre të veçanta gjatë interpretimit të veprave nga kompozitorët si: Chopin, Liszt, Mendelssohn. Kurse vepra “Galop Marche” e kompozitorit A.Lavignac solli edhe përfundimin e natës së dhjetë të këtij edicioni duke sjellë para të pranishmëve një atraksion të veçantë që e sollën: Erita Qafeleshi, Lumbardha Klinaku, Dorina Gashi dhe Fortesa Jusufi përmes lojës së përbashkët në piano.

Edhe pianisti Gent Kumnova i cili hapat e parë mbi pianon i mori në shkollë fillore dhe të mesmen “Prenk Jakova” në Gjakovë, tha se publiku e bëri të veçantë performancën e tyre.“Ndjehem shumë mirë, mirëpo nuk jam shumë i kënaqur më performancën, besoj që ne çdo herë do të kërkojmë më mirë dhe më shumë. Mirëpo pjesëmarrja këtu është shumë e rëndësishme duke marrë parasysh se në publik shumica janë muzikantë apo njerëz që marrin vesh për muzikë dhe kështu që edhe vlerësimi i tyre ka shumë rëndësi”, u shpreh për KultPlus, Kumnova i cili tashmë është në vitin e katërt në Universitetin e Prishtinës në klasën e profesoreshës Valbona Petrovci .

Për drejtoreshën e festivali Lejla Pula e cila këtë natë ka qenë edhe në rolin e pedagogut, studentët e Universitetit të Prishtinës të cilët kanë qenë në nivelin bachelor dhe master me performancat e tyre kanë dëshmuar potencialin e tyre. “Kanë vërtetë një potencial pianistik, artistik, dhe muzikor në brendinë e tyre interpretative, kështu që jam vërtetë e kënaqur, sepse e shohin vetën krahas gjithë këtyre pianistëve që kanë qenë prezentë në Chopin Fest. Më siguri me një entuziazëm jashtëzakonisht të madh u janë qasur sonte interpretimit dhe performancës së tyre, kurse të gjitha veprat që sonte i kemi dëgjuar kanë qenë të luajtura për herë të parë, vepra këto më kërkesa të jashtëzakonshme edhe teknike edhe muzikore”, u shpreh ajo pë KultPlus duke treguar se studentët kanë treguar një pjekuri muzikore dhe se “Chopin Piano Fest Prishitna” . “Chopin Piano Fest Prishitna” do të vazhdojë sonte me Podiumin Solistik duke filluar nga ora 20:00 në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare./KultPlus.com

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































