Lajme

Mariq: Universiteti i Mitrovicës mbetet në sistemin e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 25 April 2017

Zëvendësdrejtori i të ashtuqujaturës zyre serbe për Kosovën,  Ljubomir Mariq, tha sot se Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë mbetet i serbëve dhe se mbetet në siç tha ai sistemin e arsimit të lartë të Republikës së Serbisë.

Ish-ministri serb në Qeverinë e Kosovës, këto deklarata i bëri  në një ceremoni për shënimin e Ditës së studentëve në Mitrovicë.

Atje Mariq poashtu deklaroi se “universiteti në këtë qytet ka qenë dhe mbetet një nga institucionet kryesore kombëtare dhe dëshmitar për praninë institucionale të Serbisë në Kosovë”, raporton “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera