Nisma ende nuk ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për mocion
Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 25 April 2017
Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa, i iniciuar nga kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj nuk po merr mbështetjen e mjaftueshme të deputetëve të Kuvendit.
Ky mocion i cili u nis tashmë e dy javë, ende nuk ka arritur të mbledh nënshkrimet e nevojshme për të rrëzuar qeverinë aktuale.
Sipas burimeve të Indeksonline, deri më tani mocioni është nënshkruar nga 37 deputetë të Kuvendit, derisa numri i nevojshëm i nënshkrimeve është 40.
E deputeti i Nismës për Kosovën, Enver Hoti duke mos dashur të tregoj numrin e saktë të nënshkrimeve, ka thënë për Indeksonline se në momentin kur të mblidhen nënshkrimet e duhura do të dalin publikisht për të treguar.
“Kur të arrihet numri që duhet, do të bëhemi transparent”, ka theksuar Hoti.
I pyetur nëse mocionin e kanë nënshkruar edhe deputetë të pozitës, pasi që në media është raportuar se disa deputetë të PDK-së po e mbështesin atë, Hoti ka konfirmuar një gjë të tillë.
“Sigurisht që ka nënshkrime edhe të pozitës”, ka thënë tutje Hoti.
Kujtojmë se para më shumë se një jave, shefja e Grupit Parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami kishte paralajmëruar se të premten që shkoi do të dërgonin në Kryesi mocionin me nënshkrime, por që nuk ndodhi.
Mosarritja e mbledhjes së nënshkrimeve po bën që mocioni të shtyhet deri në dërgimin për procedim nga Kryesia. /Indeksonline/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...